BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama rrokadë në zgjedhjet vendore, zbardhet lista e kandidatëve në Vlorë, Durrës, Elbasan dhe 13 qytete kryesore, Veliaj në pikëpyetje

Rama rrokadë në zgjedhjet vendore, zbardhet lista e kandidatëve

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë rrokadë vitin që vjen në bashkitë kryesore të vendit. Më 30 qershor qytetarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur krerët e pushtetit vendor dhe sinjalet janë se shumica e kryebashkiakëve të PS nuk do të rikandidohen. Gazeta ka siguruar listën paraprake të kandidatëve për qytetet kryesore të vendit dhe ajo që bie në sy është se dominojnë deputetët. Burime të sigurta nga kampi socialist bënë të ditur se tashmë në zyrën e kryeministrit ka mbërritur një listë me kandidatët më favoritë në zgjedhje. Kjo listë është hartuar mbi bazën e propozimeve që ka sjellë baza, por dhe nga interesi që kanë shfaqur shumë deputetë. Pak kohë më parë të gjitha degët e PS dërguan në Tiranë propozimet e tyre me kandidatë për kryetarë bashkie, ndërsa në mbledhjet e grupit disa deputetë kanë dalë publikisht se janë gati të garojnë për kryetarë bashkie. Mbi këto lëvizje shefi i qeverisë ka hartuar një listë paraprake e cila do të zyrtarizohet në janar. Në fund të muajit janar do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste dhe aty kryeministri do të përcaktojë hapur se cilët do të jenë kandidatë e PS në zgjedhjet vendore. Gazeta ka siguruar të dhënat, por 16 qytete kryesore në vend dhe numri i emrave që do të rikonfirmohen është minimal. Është pothuajse zyrtare që në Lezhë do të garojë Pjerin Ndreu, ndërsa në Kamëz Rakip Suli. Në Pogradec do të garojë Ilir Xhakolli, ndërsa në Korçë do të rikonfirmohet Sotiraq Filo. Surpriza duket se do të jetë Vlora. Sipas burimeve, Dritan Leli me shumë gjasë nuk rikandidohet dhe kandidati me më shumë potencial shihet Fate Velaj. Surpriza ka dhe në Elbasan dhe në Durrës. Sipas sinjaleve nga PS, Qazim Sejdini nuk do të rikandidohet. Për këtë arsye në Elbasan shihet si kandidat Gledian Llatja, shef i kabinetit të ministrit Damian Gjiknuri. Sa i takon Durrësit, pritet rikonfirmimi i Vangjush Dakos. Edhe pse ai po sulmohet nga PD, Dako ka shumë mbështetje në Durrës dhe e ka të sigurt fitoren vitin që vjen. Për këtë arsye pritet të jetë sërish kandidat. Në Shkodër shihet si kandidate zv/kryeministrja Senida Mesi. Por gazeta ka mësuar se kryeministri është dakord me kandidimin e saj, por vetë zonja Mesi është skeptike, duke qenë se bëhet fjalë për një bastion të djathtë. Në Dibër pritet të garojë deputetja Almira Xhembulla, ndërsa në Berat Eugen Kallfani. Ndërkohë në Gjirokastër është Bledi Çuçi. Në Sarandë kryeministrit pritet që të rikthejë Stefan Çipën, ndërsa në Kukës do jetë Safet Gjici. Ndërsa Fieri e Tepelena mbeten të pandryshuara.

Gara për Tiranën

Gazeta ka mësuar nga Partia Socialiste se deri më tani Erion Veliaj nuk është rikonfirmuar për kandidat në Tiranë. Kryeministri ja u ka bërë të ditur deputetëve se nuk ka marrë një vendim për Veliajn, por ka shfaqur dëshirën që në Tiranë të vendoset për herë të parë një kandidate femër. Më e favorizuar është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa po ashtu kryeministri ka në tavolinë dhe 2 emra të tjerë po femrash, ku mësohet se janë deputete të PS. Pra sinjalet janë se kryebashkiaku Veliaj mund të mos rikandidojë në Tiranë. Gazeta ka prej javësh që e ka paralajmëruar se mes tij dhe kryeministrit marrëdhëniet janë tepër të tensionuara. Veliaj ka forcuar aleancat me rivalët e kryeministrit dhe kjo duket se është një sfidë përballë numrit një të PS. Megjithatë duket se Veliaj do të rrijë në ankth deri në janar kur dhe do të zyrtarizohen kandidatë e PS në zgjedhjet vendore. Gazeta ka mësuar se kryeministri ka vendosur të bëjë rrokadë, pasi pritet që të jenë rreth 15 deputetë dhe ministra që të kandidojnë në zgjedhje.

Kliti Topalli

Më të lexuarat