BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

Rama sfidon ndërkombëtarët dhe opozitën, nënshkruan marrëveshjen me sheikun arab për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, ja çfarë parashikon projekti

Rama sfidon ndërkombëtarët dhe opozitën, nënshkruan

Qeveria shqiptare hodhi dje hapin e radhës drejt realizimit të projektit luksoz 2.1 miliardëeuro “Durrës Yachts&Marine” (Durrës Jahte dhe Marina) duke firmosur marrëveshjen me investitorin sipërmarrës Mohamed Alabbar. I pranishëm në ceremoni ishte vetë kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Marrëveshja u firmos nga zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, drejtori i Agjencisë së realizimit të projektit të sipërpërmendur, Erlis Hereni, për palën shqiptare dhe vetë biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Alabbar. Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama e mbrojti me superlativa këtë projekt zhvillimor duke thënë se kjo gjëdo ta kthejë Shqipërinë në një vend konkurues për zhvillimin turistik në Mesdhe si dhe do të ndikojë në rehabilitimin e vijës bregdetare të Durrësit. Në krahun tjetër, Alabbar vlerësoi gadishmërinë dhe vigjilencën e qeverisë shqiptare për finalizimin e këtij projekti. Kjo marrëveshje firmoset në kohën kur Rama po atakohet ashpër nga mediat dhe opozita për skandalin “McGonigal”. Në këtë situatë, kryeministri injoron kritikat e Bashkimit Europian, i cili ka ndërprerë grantet e Fondit Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë lidhur me Portin e Durrësit dhe opozitën, që e ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin special për “Portin e Durrësit”, pasi e cilëson aferë korruptive dhe pastrimi parash.

Rama: ‘Porti i Durrësit’ do e bëjë Shqipërinë konkuruese në arenën botërore

Lidhur me projektin e shumëdebatuar në vendin tonë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi në mënyrë të jashtëzakonshme në aspektin e krijimit të një perspektive të re turistike dhe ekonomike për shtetin shqiptar. Gjithashtu, ai premtoi se do të krijohen nga 12 mijë vende punë, ku do të punësohen jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj, me paga të larta. Sipas Ramës, Shqipëria do të kthehet në një konkurent të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të turizmit. “ ‘Durrës Yacht&Marine’ hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë, që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik, por ‘Durrës Yachts&Marina’ hyn edhe si një konkurrent në një treg shumë më të gjerë sesa tregu shqiptar, në tregun ndërkombëtar, një konkurrent, i cili do të ofrojë, jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd. ‘Durrës Yachts&Marine’ do të sjellë mbrapa njerëz në vendin e tyre, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga vende të tjera për të punuar këtu në Shqipëri, sepse për natyrën e këtij investimi dhe për ambicien e këtij investimi, e thashë, është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe”, u shpreh fillimisht shefi i qeverisë për “Portin e Durrësit”.

Jo vetëm turizëm, “Porti i Durrësit” do rregullojë bregdetin dhe ndotjen

Por, nga këndvështrimi i Ramës, “Durrës Yachts&Marine” do të zgjidhë njëherë e mirë dhe ndotjen në bregdetin e Durrësit, një gangrenë shumëvjeçare e tranzicionit. Ai premtoi se projekti do të përmirësojë parametrat mjedisore të zonës detare të Durrësit. Madje, nëpërmjet tij do të përfitohet edhe mundësia e prodhimit të energjisë së gjelbër. “Investimi do të transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisorë të një zone, e cila është një nga zonat më të ndotura dhe ndotëse, në zemër të qytetit më të madh turistik të vendit, ashtu sikundër investimi do të sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë, për eficencën energjetike, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit dhe njëkohësisht për të garantuar energji të lirë për ata që do të shfrytëzojnë investimin”, u ndal më tej Rama.

Mohamed Alabbar: Qeveria ‘Rama’ ishte më vigjilente nga të gjithë ndaj meje

Biznesmeni i kompanisë së famshme “Emaar Properties” që ka fituar të drejtën e investimit të projektit “Durrës Yachts&Marine”, Mohamed Alabbar përgëzoi Ramën dhe kabinetin e tij për seriozitetin e treguar ndaj propozimit të tij. Ai shtoi para mediave se asnjë qeveri tjetër nuk është shfaqur kaq vigjilente dhe e gatshme për të bashkëpunuar me të sa qeveria shqiptare. “Do të doja të falënderoja ekipin e shkëlqyer që ju keni dhe që gjatë viteve të shkuara kanë punuar shumë fort që ne të vijmë këtu. Të gjithë kemi punuar fort, duke besuar se kjo do të ndodhte, por në të njëjtën kohë shikojmë reagimin e njerëzve për vizionin tuaj. Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare.Kam ardhur dhe jam ankuar, sepse nuk isha mësuar me këtë. Por, ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenar për këtë arritje. Unë po mësoj. Ky është një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Në Durrës do të jetë një nga teknologjitë më të përparuara”, deklaroi Alabbar.

Projekti, 2.1 mld euro investim dhe 730 mln euro fitime, por pas fshihen shumë mistere

818 mijë m2 pronë publike në Durrës përgjatë bregdetit do të shërbejnë për ndërtimin e 12.646 apartamenteve, 2 hoteleve me 850 dhoma, 1 port për 200 jahte, parqe, kopshte, hapësira gjelbëruese (80 mijë m2), etj. Vlera e projektit “Durrës Yachts&Marine” do të kushtojë 2.1 miliard euro, nga të cilat 160 milionë euro do të ofrohen nga vetë investitori Alabbar, ndërsa 1.94 miliard euro do sigurohen nga palë të treta (të panjohura).  Faza e parë nis këtë vit dhe përfundon në 2028 me vlerë 595 milionë euro, kurse faza e dytë do kushtojë 1.5 miliard euro për 20 vite. Marrëveshja e firmosur dje vlen për 35 vite. Shteti shqiptar do përfitojë 33.3% të dividentit. Në të do punësohen rreth 12 mijë persona. Fitimi llogaritet në 730 milionë euro, nga të cilat 280 milionë euro i merr qeveria shqiptare. Projekti ka nxitur debate për shkak të ndryshimit të aksionerëve dhe kompanive në marrëveshje dhe për burimin e parave si të dyshimta. Opozita akuzon qeverinë se Alabbar ka dështuar me 2 projekte të ngjashme në Serbi e Kroaci. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi rivalin Rama se po e ndan projektin me vëllezërit mafiozë serbë Kariç, që kërkohen nga Serbia dhe investojnë aktualisht në Bjellorusi. Po ashtu, ka dyshime serioze se Porti i Durrësit do të zhduket plotësisht, pasi ka plane për ta transferuar në Porto Romano, ku do kthehet në port tregtar. Madje, besohet se ky projekt do shtojë betonizimin dhe popullimin e Durrësit duke e bërë qytetin më të mbipopulluar në botë.

Më të lexuarat