BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Rama: Shëndetësia në kohën e PD qamet, sot kemi kushte të përmirësuara, paga të rritura dhe punësimin në bazë merite

Rama: Shëndetësia në kohën e PD qamet, sot kemi kushte

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin e shëndetësisë ka bërë një përmbledhje të situatës në sistemin e shëndetësisë. Po ashtu, kryeministri Rama ka bërë edhe një krahasim mes asaj që gjetën kur morën mandatin dhe asaj që është tani. Teksa ka hedhur edhe akuza në drejtim të PD, Rama u shpreh se spitalet në kohën e PD-së, ishin shumë më ndryshe e ndërsa sot janë ambiente me standardet europiane. “Covid e tronditi botën nga themele, si në asnjë luftë më parë u sulmua i gjithë planeti, popujt e vendeve të pasura dhe të varfra, armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore, të gjithë popujve të botës. Pyetja që lind është se në çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin. Kush më thotë që nuk ishte kjo shëndetësia që kishim, në QSUT në mes të kryeqytetit ose ka humbje të memories ose ka memorien e opozitës. Madje ishte edhe me keq”, tha Rama. Ai theksoi se në këto vite të qeverisjes së tij është bërë e mundur që për të gjithë punonjësit në shëndetësi të këtë kushte të përmirësuara, paga të rritura dhe punësimin në bazë merite. Rama bëri me dije edhe numrin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë përfituar bonos për përballjen me Covid. Ai theksoi po ashtu edhe punësimet e reja ku sipas tij janë rreth 1.234 mjekë dhe 3500 infermierë që janë punësuar. “Duke bërë gjithçka kemi mundur ia kemi dalë t'ju bëjmë që ju të mos ndiheni vetëm. 3.656 mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë përfituar bonusin 1000 euro, 1212 staf mbështetës kanë përfituar bonusin 500 euro dhe këto do të vazhdojnë. Pagat i kemi rritur. Sot 1.234 mjekë dhe 3500 infermierë janë punësuar përmes portalit për të garantuar pikërisht meritat”, tha Rama. Sakaq, kryeministri teksa foli për situatën nga Covid u shpreh se në muajt e ardhshëm do të nis vaksinimi masiv i popullsisë dhe kjo do të sjellë sipas tij ulje të infektimeve. Ndër të tjera, kryeministri theksoi se kjo do ti çlirojë qytetarët nga një barrë e madhe ankthi. “Qëllimi im është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv në muaj mars-qershor, një vaksinim që do të këpusë hallkë pas hallke zinxhirin e infektimeve. Që do të na çlirojë në mënyrë të konsiderueshme nga një barrë e jashtëzakonshme ankthi për njerëzit tanë më të dashur”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat