BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Rama shkund krerët e bashkive për mbetjet, kritikon ashpër Jorgo Goron dhe kërcënon me bllokim të buxheteve për pushtetin vendor

Rama shkund krerët e bashkive për mbetjet, kritikon ashpër Jorgo

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje në akuza të forta ndaj krerëve të bashkive në vend. Gjatë një takimi me të zgjedhurit e bashkive të vendit dhe me prefektët, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer aspak kritikat dhe kërcënimet. Duke bërë një pasqyrim të situatës, kryeministri u shpreh se krerët e bashkive hyjnë në rrugë ndërkombëtare kur vjen puna tek lejet e paligjshme, por nuk hyjnë njëherë për të pastruar. Rama tha se askush nuk do të tolerohet për mbledhjen e pirgjeve me plehra në territor. Ai mori si shembull Bashkinë e Lezhës për të cilën u shpreh se ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sipas tij, në këtë territor nuk gjendet as një copë letër në tokë. “Për fat të keq kemi në Shqipëri një numër të papranueshëm vend depozitimesh abuzive, të paligjshme, në raport me mjedisin që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete, për të dhënë leje të paligjshme për karburante hyni edhe te rrugët kombëtare, kur vjen puna te pastrimi as nuk hyni në rrugën kombëtare dhe as jua kërkon kush. Askush nga ju nuk do të tolerohet. Të mos tolerojmë pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor. Kemi shembullin e Lezhës që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro, nuk gjeni një copë letër”, tha ai.

Kryeministri kritika kryebashkiakut të Himarës

Nga ana tjetër Rama kritikoi ashpër kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Kryeministrit tha se pamjet e ndotura të Bashkisë Himarë janë të turpshme. Sipas tij edhe vetë kryebashkiaku po të zgjohej në 4 mëngjesit me një trastë në dorë e të mblidhte mbetjet do të ishte më mirë se dumdumi i vjetër. “Kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të Bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut. Ministrja do të vijë në gjithë territorin dhe do të shihen problematikat në terren sepse janë specifike. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë”, tha ai.

Rama paralajmëron bllokim buxheti

Ndërkohë kryeministri deklaroi se asnjë buxhet nuk do kalojë në rast se nuk do jetë parashikuar pastrimi sipas kostimit. Sipas Ramës, në rast se nuk është parashikuar pastrimi, kryebashkiakët mos ta çojnë fare buxhetin në Këshill. “Kemi zonat e mbrojtura dhe zonat me rëndësi të veçantë kulturore dhe patjetër dhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehrat. Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion, por do të ndërhyjë drejtpërdrejt. Ndërhyrja e parë që do të bëjmë është kjo, asnjë buxhet nuk do kalojë në rast se nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilin qeveria do punojë për ju, pastrimi. Do ishte mirë që krerët e bashkive as të mos e çojnë fare një buxhet në Këshill në rast se nuk është parashikuar pastrimi”, tha Rama.