Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama shpall vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës: Kandidatët nga sistemi financiar ndërkombëtar

Rama shpall vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës: Kandidatët nga sistemi financiar ndërkombëtar

Postuar: 12/09/2014 - 07:55

Pas shkarkimit të kupolës drejtuese, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë javën tjetër procedurat për të plotësuar vendet boshe në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili aktualisht funksionon me 5 nga 9 anëtarë. Ndërsa kanë nisur të lakohen emrat e parë për postin e guvernatorit, mazhoranca shpall vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës. Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Kina shpalljen e vendeve vakante në Këshillin e institucionit më të lartë financiar në vend, duke përcaktuar njëherësh dhe kriteret që duhet të përmbushin anëtarët. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale Tuitter dhe Facebook, se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës duhet të jenë shqiptarë të suksesshëm që kanë punuar në sistemin financiar ndërkombëtar.  
 
“Do t”u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikqyrës të BSH. Javën tjetër thirrja!”, shkruan shefi i mazhorancës. Këshilli Mbikqyrës duhet të funksionojë me 9 anëtarë. Aktualisht, me arrestimin e ish-guvernatorit Fullani (njëherësh anëtar i Këshillit), me dorëheqjen e Ardian Civicit dhe me mungesën prej nëntë muajsh të 2 anëtarë që nuk janë zëvendësuar nga Kuvendi, Këshilli Mbikqyrës funksionon me 5 anëtarë.
 
Pas arrestimit të guvernatorit Fullani për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e parave nga Thesari i Shtetit, drejtimin e Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit të këtij institucioni e ka marrë zëvendësguvernatorja e Parë, Elisabeta Gjoni. Sakaq, Këshilli Mbikqyrës në një mbledhje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së shtunës (6 Shtator), mori vendimin për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e Fullanit, ndërsa brenda një muaji Parlamenti duhet të votojë për emrin e ri, i cili i propozohet Presidentin nga Kryeministri i vendit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë

Postuar: 18/11/2019 - 21:56

Neritan Ceka në emisionin “360 Gradë” e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi

Postuar: 18/11/2019 - 21:44

Kreu i shtetit, Ilir Meta hodhi përsëri akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për

Postuar: 18/11/2019 - 21:41

 “Lu më ka kërkuar falje dhe thoshte se i deziformonte PS-ja”, kështu ka deklaru

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, pohoi se presidenti Ilir Meta duhet ta kishte shpërndarë parl