BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama shpërthen në akuza: Fshehën kuintalët e kokainës në banane me ndihmën e Prokurorisë

Rama shpërthen në akuza: Fshehën kuintalët e kokainës

Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj opozitës, duke e akuzuar se po tenton të sabotojë integrimin e vendit nga frika e drejtësisë. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se ky proces ka nisur pastrimin e llumit të mbledhur prej demokratëve në gjykata e prokurori.

Sipas Ramës, "me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh pasi hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjes reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë".

Edi Rama: Ata thonë se po pengojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë qeverinë e krimit dhe drogës por në fakt po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë vetë Shqipërinë në këto metra të fundit të një rrugëtimi të gjatë dhe një stacioni historik.Vulëhumbur, pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të çlirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i mbledhur prej tyre në prokurori dhe gjykata për 20 e kusur vite, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte që synon ta asfiksojë shpresën europiane të shqiptarëve.

Jo vetëm që këtyre të paudhëve, pa dinë e pa iman i gënjen mendja se duke minuar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat do ti rikthejnë njerëzit kundër nesh dhe do të rikthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë por edhe e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh pasi hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjes reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë.

Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet dhe haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment kaq delikat dhe vendimtar për të ardhemn e saj ata do ta paguajnë një më një, edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë. Ne luftuam si asnjëherë më parë në këtë vend kanabisin e mbjellë dhe trafikuar për 20 e ca vjet dhe çrrënjosëm atë përfundimisht si fenomen të shtrirë nga veriu në jug por po ne qënkemi kanabizuesit e Shqipërisaë ku paska pasur thjesht një Lazarat. Ne sekuestruam në katër vjet 5 fishin e aseteve kriminale por po ne qenkemi atë që e kemi bërë vendin maternitet të krimit të organizuar.

Më të lexuarat