BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama shton ankthin në radhët e ministrave, Asambleja mund të shtyhet sërish, rezultatet do të vendosin fatin e anëtarëve të qeverisë

Rama shton ankthin në radhët e ministrave, Asambleja mund të

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në ankth ministrat dhe funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Edhe pse u përfol që mbledhja e Asamblesë do të thirrej në fund të muajit gusht, diçka e tillë pritet të ndodhë në shtator. Gazeta ka mësuar se për shkak të pandemisë së Covid-19, rritjes së numrit të të infektuarve, kohës së nxehtë dhe pushimeve verore, PS ka menduar që ta shtyjë për në shtator mbledhjen e Asamblesë. Madje një skenar të kësaj natyre e pohuan edhe disa deputetë socialistë, të cilët nën zë theksuan se nuk kanë ende një datë se kur do të mblidhet Asambleja dhe se me shumë gjasa ajo mund të mblidhet në shtator, traditë kjo që është ndjekur çdo vit nga selia rozë. Gjatë punimeve të Asamblesë, socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, sekretariatin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, ndërsa mësohet se në këtë takim do të ketë edhe një raportim nga ana e ministrave, deputetëve, kryetareve të degëve dhe kryebashkiakëve se si ka shkuar riorganizimi i partisë, por edhe takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Kështu që, nisur nga këto zhvillime e gjithë vëmendja është tek Asambleja.

Rezultatet do të vendosin fatin e ministrave

Por votimi i forumeve të reja të partisë, nuk janë të vetmet vendime që pritet të merren gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Gazeta ka mësuar se Asambleja mund të sjellë surpriza, pasi gjithmonë mbledhja e saj mund t’u hapë rrugë ndryshimeve në qeveri. Dhe kur mendon që ajo mund të mblidhet në shtator, shtohen shanset që të kemi ndryshime në qeveri, pasi jo vetëm që fillon sesionin i ri parlamentar, po u afrohemi edhe më shumë zgjedhjeve parlamentare. Mirëpo, shtyrja e Asamblesë Kombëtare për në shtator ka rritur edhe ankthin në radhët e ministrave, pasi ata do të raportojnë për punët e tyre dhe se çfarë kanë arritur të bëjnë sa u takon reformave të vendosura nga qeveria në kuadër të luftës kundër korrupsioni dhe integrimit. Po ashtu, një tjetër arsye që mund të kemi ndryshime në qeveri, të cilat mund të vendosen që në mbledhjen e Asamblesë është organizmi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021, ku disa ministra mund të largohen, për shkak se pritet të “përveshin mëngët” dhe zbritur në bazë për fushatën elektorale. Ndërkohë, një tjetër sinjal se mund të ketë ndryshime në qeveri është fakti se ditët e fundit media pranë Partisë Socialiste kanë sulmuar ministra të kabinetit qeveritar, sikundër ishte rasti i ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ishte vetë Televizioni Publik Shqiptar dhe disa portale që sulmuan ministrin Majko për tenderin për lojën “Mos u nxeh”, shkrime këto që tregojnë se mund të ketë lëvizje ministrash. Madje, edhe vetë zoti Majko reagoi për këtë çështje, duke thënë se sulmet e këtyre mediave janë thuajse të njëjta sikur të vinin nga vetë qeveria. Po ashtu, një tjetër arsye që mund të kemi ndryshime në qeveri, të cilat mund të vendosen që në mbledhjen e Asamblesë, është edhe procesi i integrimit. Në fund të vjeshtës pritet të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Dhe duke qenë se qeverisë i duhet një ritëm i ri, kryeministri Rama mund të bëjë dikë “kurban” nga vartësit e tij.

Më të lexuarat