Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

‘Rama si një cirk lëvizës herë nga Turqia e herë nga Athina’, Genc Pollo sulmon ashpër kryeministrin

‘Rama si një cirk lëvizës herë nga Turqia e herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo nuk i ka kursyer akuzuat ndaj kryeministrit Edi Rama pas vizitës së tij në Turqi dhe Greqi.

Sipas Pollos, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi e herë shfaqet si lider global në Athinë.
“Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës”, shkruan Pollo.