BREAKING NEWS

“Shpella ku ka fshehur floririn Likja”, ish-deputeti nxjerr foton e Metës dhe ‘trondit’ me deklaratën: Kush e gjen...(Fut në lojë Sali Berishën)

“Shpella ku ka fshehur floririn Likja”, ish-deputeti nxjerr foton e
x

Politike

“Rama s’ka faj se kështu bëjnë edhe të tjerë…!!!”/ Ylli Manjani reagim të fortë: Ky është kulmi i pisllëkut

“Rama s’ka faj se kështu bëjnë edhe të

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mes Mihal Kokëdhimës dhe një grupi turistësh spanjollë, duke bërë një paralelizëm mes këtij episodi dhe asaj që ndodh në politikë.

Manjani shkruan se kur flitet për të këqija, vetëm emrit e të keqit nuk e thonë.

“Ky quhet mungesë sinqeriteti, në mos është militantizëm i fshehur.

Ngjarjet kanë emra konkretë, përgjegjës për çfarë bëjnë. Ndaj përgjithsimet për ta relativizuar përgjegjësinë e personit janë pisllëqe të llogjikës.

Le pastaj ata që thonë se “…. ai (dmth përgjegjësi) ska faj se e provokuan..”; ose “…. Rama ska faj se kështu bëjnë edhe të tjerë…”!!!

Këto janë kulmi i pisllëkut llogjik dhe ligësi e prodhuar nga mendje të korruptuara thellë…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Është irritues përgjithësimi i ngjarjes konkrete dhe bërja e saj fenomen, kur ndëerkohë përgjegjësi është i njohur, madje i kapur në flagrancë!!!

Pas sjelljes prej majmuni të Mihalit, ka shumë komente që thonë:
“Infrastruktura e dobët”; “mentaliteti i pa formuar”; “tatimet po i luajnë mendsh bisneset” etj…

Të gjitha këto arsyetime, e të tjera si këto, mund të vlejnë por në një kontekst tjetër, jo në kuadër të ngjarjes së Porto Palermos.

E njëjta gjë ndodh dhe në politikë, kur flitet për “të këqija në politikë” por vetëm emrin e të keqit nuk e thonë…

Ky quhet mungesë sinqeriteti, në mos është militantizëm i fshehur.

Ngjarjet kanë emra konkretë, përgjegjës për çfarë bëjnë. Ndaj përgjithsimet për ta relativizuar përgjegjësinë e personit janë pisllëqe të llogjikës.

Le pastaj ata që thonë se “…. ai (dmth përgjegjësi) ska faj se e provokuan..”; ose “…. Rama ska faj se kështu bëjnë edhe të tjerë…”!!!

Këto janë kulmi i pisllëkut llogjik dhe ligësi e prodhuar nga mendje të korruptuara thellë….