BREAKING NEWS

Lajmi i shumëpritur! Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën ‘Pfizer’ për përdorim (Ja kur nis shpërndarja masive)

Lajmi i shumëpritur! Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën
x

Politike

“Rama synon të manipulojë zgjedhjet me çdo kusht”, aleati i Bashës i bën kërkesën e rëndësishme opozitës: Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale!

“Rama synon të manipulojë zgjedhjet me çdo kusht”,

Gjatë një takimi me koordinatorët e Partisë Republikane në Kavajë, kreu i kësaj partie Fatmir Mediu, theksoi se kryeministri Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar proçesin zgjedhor.

“Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral. Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale, vetëm për të grabitur pushtetin”- thekson ai.

Në këto kushte – theksoi Z Fatmir Mediu, është e domosdoshme, që Partia Republikane, së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.

“Së pari: Për të ndaluar shkatërrimin e qëllimshëm të listës së zgjedhësve, që po bën qeveria, me zhvendosje të paligjshme të emrave dhe adresave. Së dyti: Identifikimin e votuesve dhe mundësimin e votimit të tyre. Së treti: Mbrojtjen e votës së tyre dhe ndalimin e blerjes, manipulimit të votës dhe intimidimit të votuesve. Opozita ka detyrimin, që në rrugën e saj të një qeverisje dhe Shqipërie Europiane, të bashkojë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe në çdo vend ku ata jetojnë. Zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane, dhe për t’i dhënë fund një regjimi të korruptuar dhe antikombëtar, që po shkatërron, jo vetëm Shqipërinë, por edhe autoritetin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit”- shtoi ai.

Më të lexuarat