BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë, zbulohet çfarë u diskutua

Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë, zbulohet çfarë u

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.

Rama thotë se në takimin me kryeministrin Janez Jansa u disktua plani i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në union.

Gjithashtu temë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi politik dhe ekonomik i vendeve të rajonit në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së BE-së, vitin e ardhshëm.

"Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm", shkruan Rama.