Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama takim me ministrat dhe deputetët për strategjinë e fushatës, shtyn zyrtarizimin e kandidatit për Tiranën

Rama takim me ministrat dhe deputetët për strategjinë e fushatës, shtyn zyrtarizimin e kandidatit për Tiranën

Postuar: 15/04/2015 - 07:52

Nuk ka fund dilema torturuese për Bashkinë e Tiranës. Edhe takimi i mbrëmshëm i kryeminsitrit Edi Rama me ministrat dhe deputetët nuk ka prodhuar një emër përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. Teksa kanë mbetur edhe tre ditë kohë për regjistrimin e kandidatit, kryeministri Edi Rama, menjëherë pas vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe zbarkimit në Tiranës, ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët e Partisë Socialiste, për të diktuar për kandidaturën e Tiranës.
 
Për rrethe 60 minuta, kryeministri Rama ka pritur në selinë e Kryeministrisë një grup të ngushtë ministrash dhe deputetët të PS. Sipas burimeve, në takim kanë marrë pjesë ministrat Lindita Nikolla, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Po ashtu, në takim kanë marrë pjesë deputetët Taulant Balla dhe Eduard Shalsi si dhe kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Po ashtu, në takim ka qenë edhe ministri Erjon Veliaj, njëri prej emrave më të përfolur si kandidat i mundshëm i së majtës për Bashkinë e Tiranës. Gjithsesi, edhe ky takim nuk ka prodhuar një emër për Bashkinë e Tiranës. Ndërkaq mësohet gjithashtu se në takim nuk janë lakuar emra konkretë për Bashkinë e Tiranës, pasi qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i strategjive dhe i masave elektorale. Në takim është diskutuar plani i masave organizative elektorale.
 
Kryeminsitri Edi Rama ka ritheksuar në disa takime me dyer të mbyllura rëndësinë që kanë zgjedhjet e 21 Qershorit për reformat qeverisëse, por edhe për të projektuar mandatin tjetër. Gjithsesi, të gjithë janë të fokusuar tek kandidati për Bashkinë e Tiranës. Orët e fundit në lojë ka hyrë edhe një tjetër kandidaturë potenciale për Tiranën. Ai është zëvendëskryeministri Niko Peleshi.  
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v