Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama takime intensive me Metën, ndryshimet në qeveri vënë në sprovë koalicionin

Rama takime intensive me Metën, ndryshimet në qeveri vënë në sprovë koalicionin

Postuar: 12/11/2015 - 11:05

Dorëheqja e befa sishme e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ka rikthyer si asnjëherë më parë pasigurinë në qeverinë "Rama". Pyetja se, cilët ministra do të tërheqë pas Nasip Naço, ka dominuar ditën e dytë të javës politike. Ka një konsensus të madh politik dhe publik sa i takon nëntekstit të vendimit të Ilir Metës, për të zëvendësuar Nasip Naçon me Ylli Manjanin. Kjo lëvizje është lexuar si një shenjë, presion dhe mesazh i fortë për Edi Ramën, i cili duhet të lëvizë kënetën e fjetur qeveritare, duke larguar ministrat e përgjumur, anëtarët e përfshirë në abuzime si dhe të ekspozuar nga krimi. Presioni dhe trysnia mbi kryeministrin Edi Rama po tejkalon çdo skaj. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dy ditë pas largimit të Naços, paralajmëroi të tjera impulse në qeverinë "Rama", duke konfirmuar kësisoj dyshimet për zëvendësime të tjera në kabinetin qeveritar. Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ka deklaruar se brenda muajit dhjetor qeveria "Rama" do të rifreskohet, duke shtuar tensionin në kabinet.

Ndërkaq, që pas largimit të Nasip Naços, takimet mes dy drejtuesve të aleancës në pushtet, Ilir Metës dhe Edi Ramës, janë intensifikuar. Rama dhe Meta mësohet se kanë vijuar takimet deri mesnatën e së martës, duke diskutuar për fatin e ministrave, të identifikuar si kosto e panevojshme për mazhorancën. Dy drejtuesit e shumicës në pushtet kanë rinisur takimet mëngjesin e së mërkurës. Paraditen e djeshme, Edi Rama është ngjitur sërish në zyrën e Ilir Metës. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ku sërish tema e diskutimit duket se është dominuar nga domosdoshmëria e ndryshimeve të tjera në kabinet. Teksa Rama vijon rezistencën, LSI pritet të jetë promotore e ndryshimeve në qeveri në javët në vijim. LSI duket se nuk do të ndalet në zëvendësimin e ministrave të saj deri kur të mundësojë ndryshimin e anëtarëve të kabinetit të kampit të PS.

Tre ministrat

Edi Rama duket se ka dhënë sinjalet e para për lëshimin e disa ministrave. Dy ditë pas largimit të Nasip Naços, kryeministri Edi Rama ka thirrur në Kryeministri tre anëtarë të kabinetit qeveritar, të lakuar dhe të përfolur prej kohësh për mundësinë e zëvendësimit të tyre. Kryeministri Rama ka thirrur në zyrë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermani. Nuk dihet me saktësi se çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve intensive, por tre ministrat në fjalë, për shkak të funksioneve të tyre, nuk i lidh asgjë me takimin e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përpos të ndonjë plani për t'i zëvendësuar. Sigurisht që nuk dihet se çfarë u ka komunikuar Rama tre ministrave, por pritshmëritë në selinë rozë për të tjera rokada në ministri janë të mëdha. Nëse për ministren Gjermeni ka një perceptim se zonja thjeshtë ka fjetur gjumë në dy vjet, Tahiri dhe Beqaj janë kthyer në një kosto të rëndë për qeverinë, PS dhe koalicionin në tërësi. Beqaj akuzohet për tenderat më abuzivë dhe për degradimin e sistemit të shëndetësisë, ndërsa mbi Tahirin rëndojnë akuza të forta për lidhjet me trafiqet dhe krimin.  Adriatik DOÇI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:44

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare të mbajë me nder karrigen në Parlament dhe të mos bëhet si opozita jashtë, që sipas tij, thotë vetëm “vjedhje, vjedhje”.

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:35

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e

Postuar: 05/12/2019 - 15:24

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihm

Postuar: 05/12/2019 - 15:13

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020 tha se rrë

Postuar: 05/12/2019 - 14:37

Kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin e BE Janez Lenarčič, ishin sot në Vorë ku inspekt