BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama takon presidentin Macron, Franca vlerëson reformën në drejtësi, kryeministri kërkon mbështetje për negociatat

Rama takon presidentin Macron, Franca vlerëson reformën në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e lobimit në vendet e Bashkimit Europian sa i takon negociatave, teksa ditën e djeshme u ndal në Francë. Shefi i qeverisë ka udhëtuar drejt Parisit me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.Kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin Elysee në Paris nga Presidenti Macron, me të cilin ka pasur një takim kokë më kokë. Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta dhe vjen pak javë përpara se Franca të vendosë, nëse në 28 qershor do të votojë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.Nga sa mësohet, nga burime qeveritare, Macron ka vlerësuar reformat e bëra nga Shqipëria për sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, vlerësime pozitive presidenti francez ka dhënë dhe për një sërë reformash të tjera të qeverisë shqiptare në kuadër të integrimit. Mirëpo, duke qenë se Franca është një ndër vendet skeptike së bashku me Holandën dhe Gjermaninë që ende nuk ka një vendim për vendin tonë, mësohet se shqetësimi kryesor i tyre ka qenë niveli i azil kërkueseve. Madje, këtë shqetësim Macron mësohet se ja ka përcjellë edhe kryeministrit Rama. Megjithatë, sa i përket mbështetjes për hapjen e negociatave, kreu i Elizesë ka thënë se po lexohet raporti i Komisionit Europian dhe se në javët në vijim do të ketë një qëndrimin përfundimtar.Më herët Macron është shprehur se BE duhet të reformohet brenda vetes përpara se të zgjerohet, ndërsa kryeministri Rama ka thënë se reforma e brendshme e Unionit duhet të vazhdojë paralelisht me zgjerimin.

Rama kërkon mbështetje për negociatat

Po ashtu, mësohet se gjatë takimit me presidentin francez, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Macron, që ky i fundit të mbështesë Shqipërinë sa i takon çeljes së negociatave. Madje, sipas burimeve brenda ekipit shqiptar që shoqëronte kryeministrin, Rama mësohet të ketë kërkuar që Shqipërisë t’i njihet merita e reformave të kryera dhe ka garantuar vijimin e tyre përgjatë bisedimeve për anëtarësim. Takimi i kryeministrit Rama vjen pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel pak ditë më parë. Në Berlin teksa ishte duke komentuar rekomandimin pozitiv të Komisioni Europian për Shqipërinë, Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të mbetet peng e përplasjeve të brendshme të BE. Madje, ai ka paralajmëruar të gjithë vendet e huaja, që janë skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE, duke ju thënë se Shqipëria nuk mund të përdoret si “kokë turku” nga asnjë forcë politike apo individ. Sipas tij, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për këtë fazë dhe meriton hapjen e negociatave. “Ne kemi marrë rekomandimin të qartë dhe pa kushte, ç’ka nënkupton që teknikisht kemi përmbushur detyrimet. Detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë. Tani është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik, dhe këtu ka gjithmonë luftë pasi ka interesa të ndryshme. Shqipëria dua të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret nga forcat politike dhe individët si një lloj “koke turke”për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë”, deklaroi ai./ Rigels Seliman

Më të lexuarat