Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rama të largohet”, deputetja e PS i përvishet keq Arta Dades: Përmbahu, mllefi ndaj kryeministrit…

Postuar: 12/02/2019 - 08:34

Pas kritikave të hapura që ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministre e Jashtme në qeverinë “Nano”, Arta Dade bëri në adresë të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së, vjen reagimi nga deputetja e PS-së dhe kryetarja për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo shpreh keqardhje për deklaratat e bëra nga Dade, duke i sugjeruar të përmbahet, pasi si shkruan, “mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”.

Postimi i Gjylametit

E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për cfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për cfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona… Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qënë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij . Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 14:00

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është larguar asnjë minutë nga protesta që ka nisur prej orës 11:20.

Postuar: 16/02/2019 - 13:53

Vetëm pak minuta më parë ministri Sandër Lleshaj reagoi nëpërmjet një statusi në Twitter, ku i bë

Postuar: 16/02/2019 - 13:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit nga protestuesit të kërpudhës së vendosur tek a

Postuar: 16/02/2019 - 13:40

Vetëm pak pasi ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, teksa akuzoi per dhunim te institucioneve te

Postuar: 16/02/2019 - 13:28

Kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për të drejtat e ty

Postuar: 16/02/2019 - 13:16

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur probleme me shëndetin për shkak të gazit që është hedhur n

Postuar: 16/02/2019 - 13:12

Ambasada Britanike në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve që të zhvillojnë protesta paqësore.