Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama thirrje opozitës: Zbatoni rregulloren, mos e ktheni Parlamentin në mejhane

Postuar: 12/10/2017 - 17:45

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë para mediave pas mbylljes së seancës plenare dhe rezistencës së deputetit Flamur Noka për të dalë nga Kuvendi.

Rama i ka kërkuar deputetëve të opozitës që të zbatojnë rregulloren e Kuvendit, dhe mos tentojnë ta kthejnë debatin në Parlament në një “mejhane”.

Kryeministri Rama tha se deputet e PD dhe ato të LSI, të cilën e quajti “motrën e përbashkët”, duhet të bëjnë siç duhet rolin e opozitës.

“Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë. Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se deputetët e PD nuk kanë një axhendë parlamentare të 25 qershorit, por vazhdojnë të njëjtat diskutime si ato në çadrën e protestës përpara zgjedhjeve.

“Ca për fajin e vet, ca për fajin tonë, u mësuan me parlamentin “mejhane”, ku merrej fjala, e flisnin bashkërisht. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë, të mos kërkojë shkeljen e rregullores në emër të lirisë, dhe mos e shfrytëzojë këtë për të çuar përpara axhendën e vet. E përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj, në vend që ta përdorin për axhendën e tyre.

Ju jeni dëshmitarë që është e njëjta axhendë me atë para kuvendit, me të vetmin ndryshim, se nuk janë në çadër, por jo në Kuvend. Opozita kërkon debat dhe nuk lejon debat, kërkon diskutim, dhe bllokon foltoren. Është një pozitë pa kohë, pa vizon, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi. Nuk ka dhe snuk merr dot përgjegjësi”, u shpreh kryeministri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/10/2017 - 22:17

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e ftuar në “Tonight Ilva Tare” , thotë se një pakt kombëtar për ekonominë është urgjencë dhe jo vetëm nga kryeministri dhe ministrat por duhet të zënë pjesë edhe në diskutimin mediatik. 

Postuar: 16/10/2017 - 22:03

Pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me lajmin e publikuar nga mediat italiane për arrestimin e Moisi Habilajt, për të cilin Basha  thotë se është i afërm

Postuar: 16/10/2017 - 21:48

Deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në tudion e “Tonight Ilva Tare” thotë se Ministria e Jashtme nuk është ministria e duhur për të implementuar fondet e Bashkimit

Postuar: 16/10/2017 - 21:15

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në tudion e “Tonight Ilva Tare” thotë se Ministria e Integrimit është domosdoshmëri pavarësisht shkrirjes së saj.

Postuar: 16/10/2017 - 20:14

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar nëpërmjet një statusi në FB pas akuzave ndaj tij, të cilat lidhen me arrestimin e një personi që cilësohet si kushëri i ish mi

Postuar: 16/10/2017 - 20:11

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në “Facebook” i përgjigjet kritikëve dhe krahason deklaratat e Ramës në vitin 2015 dhe ato tani për TVSH-në e biz

Postuar: 16/10/2017 - 19:16

Deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar pas arrestimit të Moisi Habilajt si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.