BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Politike

Rama tregon pse nuk reagon Lulzim Basha për situatën e rëndë në Rinas

Rama tregon pse nuk reagon Lulzim Basha për situatën e rëndë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha është një kukull pasi nuk ka reaguar për bllokimin e Rinasit.

Ai tha se logjika e opozitës është çetash, piratësh.

“Imagjino që të në gjente pandemia me spitalet e tyre, pas spitale, pa uniforma, s’merrje vesh kush ishte familjari, mjeku e kush infermieri, e flasin këta për shëndetësi, për Shqipëri, një çetë, Basha është një kukull, ku është çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti, për pengmarrjen e kullës së vrojtimit ajror, vetëm pak javë përpara stërvitjes ushtarake, si mund të bëhet Shqipëria lolo, kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen dhe nëse do angazhoheshin kaq shumë sa janë angazhuar për të shpërndarë baltë në të gjithë Europën, kjo është e vërteta.

Basha një kukull që u afrohet njerëzve me fytyrë të buzëqeshu që mendon se do e harrojnë njerëzit se sa herë ka prekur një punë ka bërë vetëm dëm, hesht dhe vijon takimet për vatrat e infektimeve.

Një xhafer me një kostum nusërie. Nuk votohet Lulzim Basha, po Sali, Monika dhe Berisha, kjo është vizioni dhe qasja e tyre ndaj shteti që e trajtojnë si një plaçkë.

Logjikë çetash, piratësh, sulm, siç sulmuan të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.