Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama vazhdon përpjekjet ndaj opozitës duke cituar DASH: Të heqin dorë nga protesta

Postuar: 21/04/2017 - 10:34

Kryeministri Edi Rama i ka vazhduar edhe sot përpjekjet e tij për të detyruar opozitën të heqë dorë nga protesta dhe të marrë pjesë në zgjedhje pa kushte, duke komentuar deklaratën e fundit të DASH me një shënim, të cilin e ka titulluar vetë "Kush gënjen".

"Departamenti i Shtetit, - shkruan Rama në Fb, - kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.  Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH, - citon Kryeministri: -  “Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2017 - 14:13

Pas fitores së zgjedhjeve të djeshme nga ana e Lulzim Bashës, kritiku i tij Astrit Patozi ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”. Patozi pohon se uroi mëngjesin e sotëm Selamin për garën, ndërsa theksoi se ai nuk duhet të ketë asnjë peng.

Postuar: 23/07/2017 - 14:03

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar pas fitores së thellë të Lulzim Bashës, i cili rikonfirmoi mandatin e dytë të kreut të PD-së.

Postuar: 23/07/2017 - 13:59

Eduard Selami kandidati për kreun e PD përballë Lulzim Bashës del publikisht për herë të parë në media.

Postuar: 23/07/2017 - 13:54

Pas fitores së Bashës një nga anëtarët e Kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ai që ka dhënë dorëheqjen e tij, ndërsa njoftimin e ka dhënë në ‘Facebook’.

Postuar: 23/07/2017 - 13:51

Lulzim Basha flet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve për kreun e PD.

Postuar: 23/07/2017 - 13:49

Lulzim Basha është zgjedhur sërish kryetar i PD në një përballje me rivalin e tij politik Eduard Selamin. Basha dotë drejtojë PD edhe në katër vitet e ardhshme.