BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama zbut aleatët pas marrëveshjes me LSI, takim me Dulen për zgjerimin e koalicionit

Rama zbut aleatët pas marrëveshjes me LSI, takim me Dulen për

Ka tetë vite që akuzohet se nuk është i aftë për të bashkuar të majtën shqiptare, ndërsa sapo e finalizoi këtë proces, akuzohet se pse po mbledh rreth Partisë Socialiste të gjithë faktorët e majtë. Tetë vite pasi mori drejtimin e Partisë Socialiste, Edi Rama ka hapur një faqe të re në historinë e të majtës shqiptare. Pavarësisht pezmatimit të skeptikëve, moralistëve dhe analistëve, aleanca me LSI, kurorëzon procesin e bashkimit të së majtës shqiptare dhe i hap rrugë largimit përfundimtar të kryeministrit Berisha. Ndërkaq, Rama ka zhvilluar dje një takim me kreu e PBDNJ, Vangjel Dulen, teksa e ftuar të bëhet pjesë e koalicionit opozitar. Mësohet se ka vetë Rama ai që ka kërkuar takimin, me qilim për të zgjeruar më tej fontin opozitar. Nuk dihet nëse Rama dhe Dule kanë arritur një marrëveshje, por nëse PBDNJ i bashkohet koalicionit opozitar, fitorja e të majtës do të jetë sigurisht më e thellë. Ndërkaq, pasi nxori LSI nga qeveria Berisha, Rama ka një mision tjetër, zbutjen e aleatëve tradicionalë dhe të rinj të Partisë Socialiste. Kështu, ditën e djeshme, Rama ka zhvilluar takime intensive me aleatët e PS, teksa u ka shpjeguar arsyet se pse ka ftuar Ilir Metën në koalicion. Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i cili njihet si kundërshtari më i flaktë i aleancës me LSI. “LSI po largohet nga qeveria jo për divergjenca, por me leje të Saliut dhe si misionar i Berishës. Kjo bëhet sepse PD-LSI janë shumë të qarta se dështojnë së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit. PSD ka paralajmëruar me kohë se PD-LSI nuk mund të fitojnë së bashku dhe e vetmja mënyrë është që LSI të kërkojë vota në emër të së majtës dhe më pas t’i përdorë në favor të së djathtës”, ka deklaruar Gjinushi. Por Rama i ka kërkuar dje Gjinushit që ta mirëkuptojë këtë lëvizje, e cila garanton fitoren e të majtës në zgjedhje. Pas takimit Gjinushi nuk tha se çfarë përgjigje kishte marre nga lideri i PS, por shtoi se i ka bërë të qartë qëndrimin e tij kundër bashkimit PS- LSI. Po gjatë ditët së djeshme, Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e PLD, Spartak Ngjela, po për koalicionin me LSI. Ngjela e ka mbështetur këtë koalicion, maje ka kërkuar që qeveria të rrëzohet para zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Ngjela kërkon qeveri teknike

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, është shprehur pro aleancës PS-LSI, por ka kërkuar që Berisha të rrëzohet para zgjedhjeve. Ngjela ka hedhur idenë e një qeverie teknike. Sipas Ngjelës, lëvizje e Metës është politike dhe se ai si kryetar i PLD është pro koalicioneve. “Qeverisë i humbet legjitimiteti, duhet një qeveri teknike, ndaj Meta ta çojë punën deri në fund. “Në këto momente, në qoftë se ai tërhiqet nga koalicioni dhe nuk jep mbështetje parlamentare, kjo qeveri nuk ka më legjitimitet aktiv. Atëherë duhet të iki. Çështja është që nuk mund iki me mocione sepse jemi afër zgjedhjeve. Nuk bëhen dot mocione mosbesimi, atëherë kjo qeveri duhet të tërhiqet për një qeveri teknike deri në zgjedhje. Unë jam pro koalicioneve, ndaj lëvizja e Metës ishte politike”, tha Ngjela.
 
Rama kërkon bashkimin e së majtës
 

Kreu i PS-, Edi Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Lezhë, ka deklaruar se duhet bashkim për të larguar Berishën nga pushteti. “Llogore në çdo fshat, i majtë, i djathtë. Për çfarë ndarje i majtë- i djathtë flasim. Pa drita si i majti, si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, të dy në kafe sherr me njëri-tjetrin dhe Saliu në Tiranë vazhdon të pasurohet. Nuk ka vend sot për majtas e djathtas, e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin; ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 qershor në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike”, është shprehur Rama.
 
Sequi takon Ramën: Situata parazgjedhore është drithëruese
 
Largimi i LSI nga koalicioni qeverisës ka vënë në lëvizje edhe përfaqësinë e huaj diplomatike në Tiranë, e cila duket se është shqetësuar nga situata politike. Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi ka zhvilluar një takim me kreun e PS, Edi Rama. Takimi u mbajt në selinë e PS-së ndërsa në fokus të bisedimeve pritet të jetë ftesa që kryesocialisti Rama i ka bërë dje Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që pritet të diskutohet sot mes ambasadorit Sequi dhe kryesocialistit Rama janë edhe përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas takimit me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 40 minuta, ambasadori Sequi u shpreh se situata para zgjedhore është drithëruese, ndërsa i pyetur nëse kishin diskutuar për tre ligjet e cilësuara si të integrimit Sequi tha se ka diskutuar me Ramën shumë çështje por pa dhënë detaje. “S’ka asgjë të re dhe asgjë të çuditshme që unë të takoj liderët politik dhe të diskutoj për situatën politike në vend. Kjo është normale. Diskutova për shumë gjëra me Edi Ramën”, tha Sequi. I pyetur për situatën parazgjedhore Sequi u përgjigj se është drithëruese. Ndërkaq, duket se temë e diskutimit në takimin midis Ramës dhe ambasadorit të BE, kanë qenë edhe tre ligjet e integrimit të vendit. Flitet se PS do t’i votojë nesër tre ligjet në fjalë, por ende nuk ka asnjë vendim nga Partia Socialiste. Ndërkohë, dy ditë më për, Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, i bëri thirrje klasës politike në Shqipëri për të arritur konsensus përsa u përket adaptimit të tre ligjeve për hir të rrugës së vendit drejt integrimit europian dhe të mirës së përgjithshme."Komisioni i referohet konkluzioneve të Këshillit të vitit 2012, të cilat janë mjaft të qarta: Shqipërisë do t'i jepet statusi kandidat pas plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe të administratës publike si dhe pas rishikimit të rregullave të procedurës parlamentare, përfshirë këtu adoptimin e të tre ligjeve. Për më tepër Këshilli ftoi Komisionin për të marrë parasysh në raportin e ardhshëm veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin krimin e organizuar, përfshirë këtu hetimet proaktive dhe procedurat ligjore në lidhje më këto çështje. U takon institucioneve përkatëse shqiptare për të adresuar çështje të tilla dhe për të arritur progresin e nevojshëm", deklaroi Fule. Adriatik Doçi
 
 

Më të lexuarat