BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Politike

“Ramën dhe Bashën sot i pashë të trembur", Astrit Patozi zbulon prapaskenat e forta

“Ramën dhe Bashën sot i pashë të trembur", Astrit

Kreu i Bindes Demokratike Astrit Patozi, duke iu referuar replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, tha se ata janë të frikësuar, pasi ndodhen në garë për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetëri nëse listat nuk hapen.

“Hapja e listave është një kauzë e publiku shqiptar, jo e partive politike dhe si e tillë ka filluar të funksionojë. Unë sot i kam parë të trembur. Dikur nuk bëhej fjalë të flitej për hapjen e listave apo ndryshimin e sistemit. Sot nuk është më tabu. Të dy udhëheqësit kryesorë, pengmarrësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri, ishin në garë për t’ia lënë në prehër përgjegjësinë e listave në rast se nuk do të ndodhë.  Ka mundësi që të jetë një taktikë politike, që Edi Rama provokon opozitën jashtë parlamentare, faktorin ndërkombëtar, duke mos marrë përgjegjësine e asaj që ai nuk është për hapjen e listave. Edi Rama ka kuptuar që nuk është mirë të jesh në drejtim të kundërt me erën dhe era është për hapjen e sistemit”, tha ai Patozi.

Më të lexuarat