
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

"Ramës i interesoi vetëm që të vinte në pushtet", Dyrnjaja reagon për hetimin e 21 janarit: Politika nuk është e interesuar që kjo çështje të zbardhet

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2023

Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit” se çështja e 21 janarit ku u vranë 4 shtetas, është përdorur dhe po përdoret politikisht nga politika. Ai fajësoi të dyja palët, pozitën dhe opozitën se janë të interesuar që kjo çështje të mos zbardhet. “Katër viktimat vriten çdo 21 janar, kur teatri politik vihet në skenë dhe Rama me karafilin e përmotshëm, që freskohet çdo 21 janar dhe thjesht ndërrohen figurat që i rrinë nga pas.
"Edhe pse ngjan si ironi, kjo ngjarje ka degraduar deri në këtë pikë, sa duket si komendi nga pikëpamja politike. Pse duhet të kujtohet sot partia që ka 10 vite në pushtet për të rihapur një çështje që kishte mundësi ta shtynte fort politikisht për t’u hetuar. Ajo është përdorur politikisht, u intereson palëve që të ishte vetëm në rrafshin politik, jo në atë ligjor, siç duhej të ishte. Praktikisht Ramës i interesoi vetëm që të vinte në pushtet, e përdori, u dha dëmshpërblimin, kujt dëshiroi që ta merrnin, ndërsa familja Nika ka treguar dinjitet duke refuzuar çdo lloj shpërblimi, përveç të vërtetës. E vërteta nuk blihet me para dhe kjo është nga aktet më dinjitoze njerëzore, pa dashur të fyej familjet e tjera që kanë pranuar shpërblimin nga qeveria që, gjithsesi, edhe ato duan drejtësi.
E sigurt është që ka dy palë që vënë në dyshim audion e nxjerrë nga kolegu Artan Hoxha. Ministri i Drejtësisë, Manja që nuk ishte i sigurtë për autenticitetin dhe kryetari i PD-së, Berisha që tha menjëherë se është e manipuluar. Pra shohim një pikë takimi mes palëve kundërshtare dhe kjo të bën të kuptosh se politika nuk është e interesuar që kjo çështje të zbardhet”-tha Dyrnjaja.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
