BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Raporti/ 756 dosje në SPAK për pushtetarët e korruptuar dhe bosët e krimit, 322 zyrtarë të lartë në përgjim për përfshirje në afera

Raporti/ 756 dosje në SPAK për pushtetarët e korruptuar dhe

Prokuroria e Posaçme ka në proces hetimi 756 persona. Gazeta “SOT” ka siguruar raportin vjetor për vitin 2020 ku bëhet një bilanc i punës në SPAK. Sipas raportit vjetor, në Prokurorinë e Posaçme që nga momenti i krijimit të saj deri në fund të vitit 2020 janë hetuar gjithsej 588 procedime penale, nga të cilat 204 procedime penale kanë ardhur për kompetencë nga ish- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërsa 384 procedime penale janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme gjatë periudhës kohore të mësipërme. Në raport bëhet me dije se nga këto procedime penale 204 procedime penale janë dërguar për kompetencë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, ndërsa procedimet e tjera penale janë filluar mbi bazën e referimeve penale të shërbimeve të policisë gjyqësore, si edhe të kallëzimeve penale të institucioneve të ndryshme. Në raportin për veprimtarinë për vitin 2020, SPAK ka dërguar për gjykim 70 dosje, duke marrë të pandehur gjithsej 260 persona, nga të cilët 95 për korrupsion, shumica zyrtarë, 113 të pandehur për vepra penale të lidhur me krimin e organizuar si dhe 42 të pandehur për vepra të tjera penale, në kompetencë të SPAK. Gjatë vitit 2020, SPAK-u ka marrë në dorë 588 procedime penale, me 746 persona nën hetim, ku 204 janë mbartur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa 384 procedime penale janë regjistruar nga SPAK. “Numri prej 134 procedime penale me 54 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të korrupsionit. Ndërsa, 103 procedime penale me 65 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të tjera”, thuhet në raport.

Personat në përgjim nga SPAK

Ndërkaq, gjatë vitit 2020, janë vënë nën përgjim nga SPAK 1175 persona, të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar. Sipas të dhënave nga raporti, 322 persona janë përgjuar për veprën penale të korrupsionit, 788 persona për veprën krim të organizuar, ndërsa 65 persona të tjerë për vepra të tjera penale. Sipas raportit në janar të vitit 2021, brenda ambienteve të SPAK është vë në funksion një zyrë e re përgjimi. “Gjatë vitit 2020, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interpretuar rreth 1175 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1373 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 171 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale. Në vitin 2020, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato çështje të hetuara për veprën penale të korrupsionit me 49 procedime penale/368 pajisje fundore/322 subjekte”, thuhet në raport. Lidhur me përgjimet e bëra nga SPAK në Sektorin e Përgjimit të Komunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme është vënë në dispozicion një ambient i veçuar me qëllim realizimin e procesit të përgjimit në interes të çështjeve hetimore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zyra dhe pajisjet e përgjimit janë izoluar dhe siguruar sipas parametrave ligjorë të nevojshëm dhe të sigurt, brenda të cilës janë përcaktuar shtatë poste, ku Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer detyrat e tyre funksionale.

Më të lexuarat