
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Raporti: Cilësia e përmbajtjes mediatike është përkeqësuar, shqetësim përpjekja për ta bërë median ‘jashtë mode’

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Qershor 2022

Për vitin e dytë radhazi, Rrjeti ‘Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor’ ka publikuar Raportin "Treguesit mbi Nivelin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri 2021". Në raport shkruhet se pavarësisht rritjes eksponenciale të numrit të mediave në dekadën e fundit, veçanërisht mediave online (në vendin tonë janë më shumë se 650 media online të licensuara), cilësia e përmbajtjes mediatike mbetet një sfidë dhe në vitin 2021 cilësia e përmbajtjes mediatike u përkeqësua edhe më shumë. Respektimi i standardeve etike dhe i rregullave të së drejtës së autorit si dhe profesionalizmi ende nuk janë konsoliduar për një sërë arsyesh. Sipas autorëve të raportit, edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, të medias dhe të informimit, dispozitat e saj nuk zbatohen plotësisht në praktikë ku në 2021 evidentohen në Shqipëri shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit. Sfida kryesore strukturore e ekosistemit mediatik që ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri është marrëdhënia e ndërthurur simbiotike mes interesave të fuqishme ekonomike dhe politike në sistemin mediatik, përfshirë këtu, në disa raste, ndikimin e krimit të organizuar. “Praktika e përdorimit të mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri dhe, duke pasur parasysh përhapjen e madhe të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që raste të tilla të denoncohen dhe të hetohen”, shkruhet në raport. Ndonëse Kushtetuta e Shqipërisë parashikon lirinë e shprehjes dhe qeveria zakonisht i respekton këto të drejta, në vitin 2021 pati raportime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale kërkonin të diktonin ndikimin e tyre të padrejtë në media. Përmendet gjithashtu edhe fakti se Shqipëria ka një mjedis mediatik të mbipopulluar për sa i përket numrit të mediave, por një treg të kufizuar reklamash dhe përqendrim të pronësisë së medias tek disa pronarë/familje që i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike. Në vitin 2021, cilësia e përmbajtjes së raportimeve si dhe pavarësia editoriale u përkeqësuan me rritjen e vetëcensurës nga gazetarët dhe zvogëlimit të hapësirës për gazetari të pavarur, kritike dhe investigative për shkak të frikës, presionit dhe ngacmimit. Po ashtu, sipas raportit, hapa prapa janë bërë edhe në autoritetin rregullator të medias dhe në RTSH. Në AMA u caktua si drejtues një person i lidhur politikisht me partinë në pushtet, ndërsa televizioni publik mbeti 7 muaj pa drejtor.
Më të lexuarat


Kryeministri Rama pret homologun portugez, zbardhen detaje nga takimi

"Mbrojnë interesat me projekte familjare", Kadilli plas ironinë 'therëse' me vajzën e "non-gratës": As Enxher Hoxha nuk vuri fëmijët në krye siç bën Berisha me promovimin e Argitës

"Nuk i ka dhënë kush votën që të bëj palacolliqe në Kuvend", ish-presidenti Moisiu ngre shqetësimin për "kërcënimin" e Greqisë ndaj Shqipërisë: Jemi ende në marrëdhënie lufte, klasa politike...

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani i njohur ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje, nëse vendimi merret të hënën...

“Ky është ekstremi”/ Bllokimi i komisioneve hetimore, shpërthen Topi: Sot po përjetojmë diktaturën me ngjyra, të gjitha pushtetet i ka në dorë vetëm një njeri

“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake
