BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Raporti final i OSBE/ODIHR për 25 prillin, reagon Celibashi: KQZ dëshmoi paanësi spartane. Është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë se...

Raporti final i OSBE/ODIHR për 25 prillin, reagon Celibashi: KQZ

Duke folur për raportin final të OSBE/ODIHR, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në emisionin 'Repolitix', se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartanë në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor.

'Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.'- tha Celibashi.

Celibashi tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet të futen kurrsesi në analet e zgjedhjeve të këqija, por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Celibashi theksoi se është evident fakti që procesi i administrimit ishin në një standard gati perëndimor.

Sa i takon deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili thotë se nuk i njeh zgjedhjet, Celibashi tha se palët politike kanë pikëvështrime të ndryshme, në lidhje me procesin zgjedhor. Celibashi theksoi se është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë, jo vetëm brenda, por edhe nga faktori ndërkombëtar, se procesi i zgjedhjeve ishte shume i mirë.

'Qoftë z. Basha qoftë z. Rama kanë pikëvështrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor është evdiente që për njërën palë këto kanë qenë zgjedhjet më të mira dhe për palën tjetër kanë qenë masakër. Nuk qëndron as opinionin i mazhorancës, por edhe as ajo e opozitës se nuk ka mundësi që gjykimi të jetë kaq i dallueshëm nga të dyja palët duhet të jetë diku në mes. Është pranuar nga të gjitha faktorët jo vetëm politikë vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar që sikurse edhe raporti i fundit OSBE e prezantoi, që procesi i administrimit zgjedhor ka qenë shumë i mirë. KQZ është perceptuar si institucion i i besueshme. Përderisa kohë ky institucion e ka bërë punën si duhet, mendoj që zgjedhjet ishin zgjedhje që nuk mund të futen në analet e zgjedhjeve të këqija. Por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Është evident fakti që procesi ia administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Fenomenet negative, të vërejtur në zgjedhje, siç ishin shit-blerja e votës apo përdorimi i administratës qëndrojnë, dhe do të vijojnë të qëndrojnë fatkeqësisht. Bashkëpunimi i KQZ-së, por edhe veçanërisht bashkëpunimi personalisht me partitë politike ka qenë i shkëlqyer. Kemi pasur një bashkëpunim tepër konstruktiv. Të gjitha palët kanë qenë përfshirë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme.'- tha Celibashi.

Më të lexuarat