BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Raporti i Apelit të Tiranës, 1089 çështje të ankimuara, në vëmendje edhe lufta ndaj korrupsionit

Raporti i Apelit të Tiranës, 1089 çështje të

Prokuroria e Apelit të Tiranës gjatë vitit 2019 ka ankimuar plot 1089 vendime, si dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë korrupsionit. Në analizën vjetore të Prokurorisë së Apelit Tiranë, theksohet se në përmbushje të angazhimeve, që Kuvendi i ka përcaktuar për vitin 2019, sa i përket forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Apelit ka marrë një sërë hapash për realizimin e detyrave që i ka vendosur Kuvendi. Hapat që ka ndërmarrë Prokuroria e Apelit Tiranë janë, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjerimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu për realizimin e detyrave të vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë, Prokuroria e Apelit ka rritur bashkëpunimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës. Ndër të tjera një nga hapat që ka ndërmarrë Prokuroria e Apelit gjatë vitit 2019 është edhe monitorimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e ndjekjes penale. Mes të tjerash institucioni në fjalë thekson se do të vazhdojë përpjekjet për përmbushjen e detyrimeve të kësaj rezolute dhe në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin penal në fuqi. Ndërkohë sa i takon zbatimit të rekomandimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, Prokuroria e Apelit thekson se në luftën kundër korrupsionit, qëndrimi i prokurorëve të Apelit ka qenë serioz në mbrojtjen e akuzave që lidhen me veprat penale në fushën e korrupsionit dhe caktimin e masave relativisht të larta të dënimit, me qëllim parandalimin e përgjithshëm dhe të posaçëm të kësaj dukurie. Ndërkohë për forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut, Prokuroria e Apelit nënvizon në këtë analizë se janë përpjekur të zbatojnë korrekt në praktikë detyrimet ligjore, në rastet kur kanë pasur të bëjnë më të miturit në konflikt me ligjin, viktimë dhe apo dëshmitarë në vepra penale, në funksionin e garantimit të një drejtësie miqësore për të miturit. Për sa i përket zbatimit të udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Prokuroria e Apelit shprehet se janë përpjekur t'i zbatojnë ato në mënyrë të harmonizuar e në përputhje me atë çka parashikon legjislacioni penal në fuqi.

Më të lexuarat