BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po

Departamenti i Shtetit përmes raportit për klimën e investimeve në Shqipëri ka goditur shumë fort qeverinë. Sipas amerikanëve PPP dhe tenderat janë problem shqetësues. Nga ana tjetër dyshohet se SHBA po i jep mesazhe SPAK që të fokusohet pikërisht te tenderat dhe koncesionet. Por kush janë disa prej koncesioneve të famshme që kanë shkaktuar shumë debat dhe që janë cilësuar si abuzive? Berisha para se të ikte nga pushteti dha disa koncesione, ku mund të përmendim atë të skanimit në dogana. Ky shërbim është dhënë me koncesion shoqërisë “Rapiscan security” në vitin 2013, ku me shpejtësi u miratua ligji nr 123/2013 “Për miratimin e kontratës nëpërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërisë “Rapiscan Security” si koncensionar për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”. Ai që firmosi koncesioni ishte ministri i Financave së asaj kohe Ritvan Bode. Një tjetër koncesion i dyshimtë është ai i markimit të karburanteve. Edhe ky koncesion është dhuratë e qeverisë “Berisha”. Po në vitin 2013, markimi i karburanteve iu dha kompanisë “GFI”, me afat 10-vjeçar për vlerën 150 milionë euro. Për shkak të këtij koncesioni sot shqiptarët paguajnë plot 7 taksa për karburantin. Sipas kontratës, kjo kompani fiton 7 euro/ton karburante.

Një tjetër koncesion i akuzuar shumë është ai për pullat fiskale. Edhe ky koncesion u firmos nga ish-ministri i Financave, Ritvan Bode. Koncesioni mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë krejtësisht anonime SICPA Holding SA, filloi punën në vitin 2011 dhe rezultoi një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve dhe pa vlerë në luftën kundër kontrabandës. “SICPA” ka të drejtën ekskluzive dhe monopolin për të prodhuar dhe shitur pullat fiskale ndaj atyre shoqërive që tregtojnë alkool, duhan, birrë dhe ilaçe.

Koncesionet e qeverisë aktuale

Nëse vijmë te qeveria aktuale kemi më shumë koncesione. Kemi 3 koncesione në shëndetësi, ku janë ai i Check Up, i sterilizimit dhe ai i hemodializës. Ministër i asaj kohe ka qenë Ilir Beqaj. Kemi disa koncesione në rrugë, gjatë kohës që Ministria e Transportit drejtohej nga Damian Gjiknuri. Po ashtu është Teci i Vlorës i dhënë me koncesion po nga Gjiknuri. Kemi dhe disa koncesione të dhëna nga ministrja aktuale e Transportit, Belinda Balluku.

Raporti i DASH

Tenderat dhe koncesionet shihen si tepër problem nga amerikanët. Sipas tyre, prokurimet gjithmonë janë shoqëruar me korrupsion dhe kjo tremb investitorët amerikanë. “Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të shumta tregtare si, me njësitë publike ashtu edhe me ato private, ndërkohë që disa u ankuan dhe në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raportin e DASH.

Disa prej ministrave që kanë dhënë koncesione

1.      Koncesioni i skanimit në dogana, Ritvan Bode

2.      Koncesioni i pullave fiskale, Ritvan Bode

3.      Koncesioni i markimit të karburanteve, Ritvan Bode

4.      Dhjetra Koncesione HEC-esh, Genc Ruli ministër Energjie

5.      Koncesioni i Check Up, Dializës dhe sterilizimit, Ilir Beqaj

6.      Koncesioni i Rrugës Durrës-Kukës, Edmond Haxhinasto

7.      Koncesioni i Tecit të Vlorës, Damian Gjiknuri

8.      Koncesioni i Portit të Durrësit, Belinda Balluku

9.      Koncesioni i rrugës Milot-Balldre, Damian Gjiknuri

10.  Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Kontejnerëve në portin e Durrësit, Belinda Balluku

Ja disa prej koncesioneve të reja

1.      Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Kontejnerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për 5 vjet

2.      Dhënie me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një Porti Turistik ne Qytetin e Vlorës (Marina Vlorë)

3.      Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier (Koncesion/PPP).

4.      Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)

5.      Dhënie me koncesion/PPP të portit të jahteve “Marina Rodon”

6.      Dhënie me koncesion/PPP te Portit turistik dhe të shërbimeve "Marina Limion"

7.      Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4.

8.      Dhënie me Koncesion/PPP për rehabilitimin dhe vënien në pune të Termocentralit të Vlorës dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të TEC-it.

9.      Dhënie me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit

10.  Për kontrollin ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të Lëngshëm të naftës (GLN).

Më të lexuarat