BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Politike

Raporti i DASH mbi klimën e investimeve/ “Parlamenti shërben si noter”, Tabaku: Korrupsioni është  galopant, ligjet të qepura për investitorët pranë qeverisë

Raporti i DASH mbi klimën e investimeve/ “Parlamenti shërben si

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me raportin e DASH mbi klimën e biznesit. Tabaku thotë se ky raport tregon panoramën e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.

Sipas saj, “korrupsioni në Shqipëri është aq galopant saqë edhe procesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj”.

Me tej, Tabaku thekson se “ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë, paralmenti shërben si noter, PPP-të janë licenca për abuzimin me buxhetin dhe klima e biznesit përkeqësohet përvit. Një ekonomi që në vitin 2022 vazhdon të ketë 40% të saj informale nuk premton siguri dhe as qartësi”.

“Për aq kohë sa qeveria të jetë e angazhuar në manaxhimin e skandaleve që vijnë nga korrupsioni, shkatërrimi ekonomisë ne nuk do të mund të fokusojmë vëmendjen tonë në zhvillimin ekonomik që do të përkthehej në rritjen e mirëqënies”, thote nder te tjera Tabaku.

Reagimi i Tabakut

???? Pak atraktivë për Investitorët e huaj?! Një qeveri që vizion ka oligarkinë nuk mund të ofrojë asgjë!

???? Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri është një panoramë e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.

Praktikisht një biznes në SHBA pasi lexon këtë raport e ka të qartë se Shqipëria nuk ofron atë mikpritje karakteristike që gjen çdokush sa herë vjen në tokën tonë. Kjo, jo për fajin e shqiptarëve por për fajin e një qeverie që siç duket nga raporti preferon korrupsion përmbi klimën e një biznesi të shëndetshëm.

Nuk bën habi që raporti përshkruan në detaj ndjeshmërinë që dhoma Amerikane e Tregtisë apo dhe ajo Gjermane kanë për klimën dhe korrupsionin në vend.

???? Pra; Korrupsioni i lartë dhe endemik në nivele të larta, mungesa e konkurencës dhe tregut, ekonomia informale dhe një legjislacion jo i qëndrueshëm!

Ndonëse qeveria pretendon se ka ligje për të thithur sa më shumë biznese dhe investime të huaja, e vërteta është që këto ligje, si Investimeve Strategjike, janë thjesht fasada pasi titujt strategjikë dhe këto investime i shkojnë vetëm bizneseve të lidhura me qeverinë.

???? Korrupsioni është aq galopant saqë edhe procesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj.

Kjo përkthehet në gjithnjë e më pak parashikueshmëri dhe stabilitet për një sipërmarrje serioze. Prandaj ne shohim gjithnjë e më pak biznese, sidomos amerikane, që vijnë në Shqipëri prej përzgjedhjes së tyre.

???? Niveli i portofolit në vendin tonë ofron shumë mundësi por sa investime strategjike serioze janë me preardhje nga SHBA në fushën e energjisë, transportit, ndërtimit të veprave infrastrukturore e kështu me radhë?! Pak apo aspak dhe kjo sepse vendit i mungon konkurenca dhe kjo na bën pak atraktivë.

Ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë, parlamenti shërben si noter, PPP-të janë licenca për abuzimin me buxhetin dhe klima e biznesit përkeqësohet përvit. Një ekonomi që në vitin 2022 vazhdon të ketë 40% të saj informale nuk premton siguri dhe as qartësi.

Për aq kohë sa qeveria të jetë e angazhuar në manaxhimin e skandaleve që vijnë nga korrupsioni, shkatërrimi ekonomisë ne nuk do të mund të fokusojmë vëmendjen tonë në zhvillimin ekonomik që do të përkthehej në rritjen e mirëqenies.

Mobiliteti social, një mundësi për këdo që të ndjekë ëndrrat dhe synimet e tij në jetë, nuk do të jetë realitet për sa kohë Shqipëria mos të shfrytëzojë potencialet e saj natyrore dhe njerëzore.

Këtë mundësi e pengon një qeveri, një kryeministër dhe një mazhorancë që e mban atë në kënetën e një sistemi të kalbur që nuk kërkon ndryshimin për t’i dhënë mundësinë gjithsekujt por i thërret shqiptarët në gjuhën e vjetër të përlyerjes pa ofruar asgjë ndryshe nga sa ka ofruar deri më tani.

 

#ekonomia #investime #FDI #shqiperia #SHBA #tatimet #oligarke #koncesione #PPP #inceneratoret

Më të lexuarat