BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Politike

Raporti i ODIHR ndez debatet, Basha deklaron se u konfirmua masakra zgjedhore, shmang qëndrimin mbi të ardhmen e Berishës

Raporti i ODIHR ndez debatet, Basha deklaron se u konfirmua masakra zgjedhore,

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit ka rikthyer debatet politike. Partitë e kanë lexuar raportin sipas mënyrës së tyre, ku Partia Socialiste e ka cilësuar raportin si më të mirin, ndërkohë që Partia Demokratike ka thënë se raporti vërtetoi edhe njëherë masakrën zgjedhore. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, u shpreh se raporti konfirmoi akuzat e opozitës se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Ai akuzoi qeverinë se bleu vota, të cilat tjetërsuan rezultatin e zgjedhjeve. “Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me sytë e tyre edhe shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blerja e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti”, tha Basha. I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e Grupit Parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall “non grata” nga SHBA, Basha nuk pranoi të japë një koment. Ai tha se nuk do të komentojë asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam mazhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në çdo rast tjetër”, tha Basha.

Basha akuza drejtësisë së re

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi akuza edhe mbi drejtësinë e re, ndërsa u shpreh se ditën kur doli raporti i OSBE-së u liruan disa nga personazhet e dosjes së Shijakut. Ai i kërkoi SPAK që të hetojë krimet zgjedhore dhe të shmangë ping-ponget. “Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Nuk po fërkojmë duar nga gëzimi se na doli fjala që ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto pingpong”, deklaroi lideri demokrat, Lulzim Basha.