BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Politike

Raporti i Standard and Poor, ish ministrja sulmon Ramën: Ka arritur në nivele rekord ...

Raporti i Standard and Poor, ish ministrja sulmon Ramën: Ka arritur në

Ish-ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se raporti i Standard and Porr dëshmon se borxhi publik në Shqipëri arriti në nivele rekorde, prej 80 përqind të PBB-së.

Gjosha shprehet se shqiptarët janë zhytur në borxhe nga kjo qeveri, në një kohë që populli varfërohet cdo ditë e më shumë.

Postimi i Klajda Gjoshës:

Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!

Në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke I lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!

Më të lexuarat