BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Raporti mbi kriminalitetin, kryeprokurori Olsian Çela i bën kërkesën urgjente Kuvendit

Raporti mbi kriminalitetin, kryeprokurori Olsian Çela i bën

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit, kryeprokurori Olsian Çela kërkon të shtohet në kodin penal vepra penale e “pasurimit të paligjshëm”.

Prokuroria e Përgjithshme konstaton se gjatë vitit 2020, 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar ndërsa vetëm 20 % e personave të marrë të pandehur u dërguan për gjykim.

Në këtë drejtim në raport evidentohet se prokuroritë nuk kanë akses të kufizuar në të dhënat e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke penguar prokurorët dhe jo vetëm, për hetimin e pasurive apo aseteve të dyshuara.

Çela ngre “alarmin” edhe për boshatisjen e prokurorive nga procesi i vettingut, duke sugjeruar shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.

Për këtë Çela kërkon edhe miratimin e hartës së re gjyqësore ndërsa nga analizimi në tërësi i veprave penale për vitin 2020, rezulton se krimi më i zakonshëm është vjedhja e pasurisë.

Më të lexuarat