BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Politike

Raporti, Shqipëria ka rritur borxhin publik më shumë se çdo vend tjetër në rajon, problem evazioni fiskal

Raporti, Shqipëria ka rritur borxhin publik më shumë se

Vendi ynë ka rritur borxhin publik në ritme shumë më të shpejta se vendet e tjera të rajonit në këtë pjesë të parë të vitit. Pak javë më parë qeveria miratoi dy projektvendime, të cilat sjellin rritjen e shpenzimeve dhe fryrjen e borxhit publik. Pikërisht nga këto vendime të marra, vendi ynë e ka ezauruar plotësisht hapësirën për borxhin publik në vetëm 6 muaj, duke regjistruar nivelin më të lartë të tij. Kjo problematikë evidentohet edhe në raportin e publikuar ditën e djeshme nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, për të gjitha vendet e rajonit. “Shqipëria ka ezauruar hapësirën e saj për huamarrje të re në rast të ndonjë shoku tjetër ekonomik. Nga vendet e rajonit që është marrë analiza, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë prekur më së shumti nga pasojat pandemike, që ka dhënë ndikim të fortë në nivelet e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Borxhi publik është kthyer në shqetësim për Shqipërinë përgjatë pandemisë dhe në 2021 qëndron po në të njëjtat rreziqe”, thuhet në raport. Sipas OECD, vendi ynë gjendet në një risk të lartë prej borxhit publik për shkak se edhe problemet në sistemin fiskal janë më të larta. Në raport evidentohet se, vendi ynë vazhdon të përballet me një nivel të lartë të evazionit fiskal, i cili fut në kolaps të gjithë sistemin. Këtu përmendet fakti se, politikat fiskale jo të efektshme në vendin tonë nuk lënë hapësira për rritje të të ardhurave. “Sfidat e politikës fiskale janë të shumta në disa ekonomi të rajonit. Por, veçanërisht në Shqipëri, performanca e të ardhurave është e dobët për shkak të një baze relativisht të ngushtë tatimore, evazionit fiskal dhe sektorit të madh informal. Shkalla e ulët e taksave dhe mungesa e progresivitetit të taksave në shumë ekonomi kufizojnë më tej hapësirën për rritje të të ardhurave”, thuhet në raport. Përmes këtij raporti OECD rekomandon për qeverinë tonë dhe vende të tjera në krizë që të hartojnë politika fiskale më të qëndrueshme dhe të kenë kujdes me shpenzimet, në mënyrë që të krijojnë mundësi për të rinisur zhvillimin ekonomik. Në raport theksohet se, ecuria e ekonomisë shqiptare do të varet nga masat që do të marrë qeveria për të menaxhuar sistemin e taksave, si dhe në cilët sektorë do të investojë më shumë.