
Shkërmoqet LSI, 140 anëtarë kalojnë me PS! Monika Kryemadhi merr goditjen “e fortë” para zgjedhjeve

Raporti, vetingu alarmon njerëzit e drejtësisë, 21 të dorëhequr brenda një viti i kanë shpëtuar skanimit të pasurisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2020

Thirrjet e vazhdueshme nga ndërkombëtarët se të ngelurit në veting duhet të hetohen kanë trembur shumë magjistratë. Pothuajse që të gjithë e dinë deri diku nëse do të ngelin apo jo. Ata që e dinë se nuk e kalojnë dot pragun e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kanë vendosur të ndjekin një tjetër strategji, atë të dorëheqjes. Ata që janë dorëhequr ja kanë hedhur paq deri më tani. Gazeta ka siguruar raportin e monitorimit të drejtësisë për periudhën janar-shtator 2020 të Ministrisë së Drejtësisë. Aty bëhet një bilanc i sektorëve të drejtësisë, ku bie në sy se gjatë këtij viti është ndërprerë vetingu për 21 persona të dorëhequr. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit raporton se për periudhën janar-shtator 2020 ka dhënë 75 vendime gjithsej, nga të cilat: 26 vendime konfirmimi në detyrë për 19 gjyqtarë dhe 7 prokurorë; 27 vendime shkarkimi nga detyra për 22 gjyqtarë dhe 5 prokurorë; 21 vendime për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të 14 gjyqtarëve, 4 prokurorëve, 1 këshilltari ligjor dhe 2 ish-inspektorëve në ish-KLD; 1 vendim pezullimi nga detyra të një gjyqtari dhe detyrim për ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës për 1 vit.
Puna në KPA
Sipas raportit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijon të ushtrojë funksionin e tij në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas paraqitjes së ankimit nga subjektet e rivlerësimit apo Komisioneri Publik ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit është organi i vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet e paraqitura nga subjektet e rivlerësimit apo Komisioneri Publik ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Deri më 30.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 143 çështje të juridiksionit të rivlerësimit, 40 gjatë vitit 2018, 62 gjatë vitit 2019 dhe 41 çështje deri në 30 shtator 2020. Nga 40 çështje gjatë vitit 2018, 16 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 24 nga subjektet e rivlerësimit; nga 62 çështjet e regjistruara gjatë vitit 2019, 11 janë ankimuar nga Komisioneri Publik, 50 nga subjektet e rivlerësimit dhe një çështje është ankimuar edhe nga subjekti i rivlerësimit, edhe nga Komisioneri Publik; nga 41 çështjet e regjistruara deri më 30.09.2020, 9 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 32 nga subjektet e rivlerësimit.
Sipas raportit, aktualisht, janë duke u shqyrtuar 73 çështje, nga të cilat 6 çështje janë nën gjykim (2 seanca publike dhe 4 dhoma këshillimi), ndërsa 67 çështje janë në përgatitje për gjykim.
Deri në datën 30 shtator 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur 70 vendime të Juridiksionit të Rivlerësimit, nga të cilat 12 janë shpallur në vitin 2018, 34 janë shpallur gjatë vitit 2019 dhe24 vendime deri në datën 30.09.2020.
Puna e Komisionerit Publik
Institucioni i Komisionerëve Publikë, për periudhën: Janar-shtator 2020, është njoftuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për 71 vendime. Ndërkohë, në fund të dhjetorit 2019 është njoftuar për 4 vendime të tjera, të cilat janë shqyrtuar në muajin janar 2020.
Gjatë periudhës Janar-Shtator 2020, Komisionerët Publikë kanë shqyrtuar gjithsej 69.
“Për 69 vendimet e shqyrtuara, Komisionerët Publikë kanë vendosur: 11 Ankime dhe 58
Mosankime. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, gjatë periudhës janar-shtator 2020, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë 2 (dy) Rekomandime me shkrim për të ushtruar ankim.
Në referencë të nenit 53 të ligjit nr. 84/2016, në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë është publikuar formulari i denoncimit dhe kontaktet e specialistit të pritjes me publikun.
Denoncimet e publikut regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe merren në shqyrtim nga komisionerët dhe njësia ligjore. Në regjistrin e denoncimeve të publikut, për periudhën: Janar-shtator 2020, janë regjistruar 137 denoncime”, thuhet në raport.
Më të lexuarat


Nga apartamenti, toka dhe huatë/ BIRN zbardh pasurinë e ish-ministres së Ramës, Lindita Nikollës

Stilistja e njohur befason me komentet: Stili i veshjes së Metës dhe Kryemadhit nuk më pëlqen! Basha është shumë...

Rama në Fier: Nuk e di çfarë aftësish kanë, por pronarëve që i morëm tokën, gjejuni ndonjë...

Shkoi në tokën kur do të ndërtohet Spitali i ri i Fierit / Zbardhet kërkesa urgjente e Ramës për inxhinierin turk

Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të mbani përgjegjësi për...

Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën, ku janë numri më i madh! T’i kthejmë sytë tek bujqësia

Kryeministri Rama niset në Fier / Policia ‘blindon’ zonën! (VIDEO)

“Një vendim i fortë kundër 3 kryetarëve të korruptuar”, shpërthen Jozefina Topalli dhe ka një paralajmërim: Kjo situatë është minë me sahat!

“Më dridheshin duart dhe trupi i gjithi”/ E moshuara me Covid-19 plas skandalin dhe bën dëshminë rrëqethëse: Më vajti 2 milion lekë, pensionin e kam 175 mijë. Ja çfarë më tha doktoresha

Zgjedhjet e 25 prillit / Ylli Manjani mesazh të fortë Monika Kryemadhit: Nuk është dëshirë, por nevojë që...
