BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

Raporti/ Vetingu në polici dështim, vonesa të shumta me seancat dëgjimore, futja në lojë e SHÇBA nuk siguron objektivitet

Raporti/ Vetingu në polici dështim, vonesa të shumta me seancat

Vetingu në polici mund të cilësohet me plot gojën dështim. Seancat e fundit dëgjimore janë mbajtur që në shkurt ndërsa tani nuk ka asnjë sinjal për të kaluar në skaner efektivët e rendit. Gazeta ka thënë disa herë se nëse vetingu bëhet si duhet, policia mund të boshatiset pasi pjesa më e madhe e policëve dhe e drejtorëve janë me pasuri sheikësh. Shumica kanë disa apartamente dhe biznese të siguruar nga krimi e korrupsioni. SHÇBA duket se i ka të dhënat dhe po shtyhet sa më shumë procesi. Në të njëjtën linjë është dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili ka prezantuar dje raportin e monitorimit të vetingut në polici për periudhën 1 mars 2018-1 maj 2020. “Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka ecur me ritme të ngadalta, duke filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht. Aktualisht janë shortlistuar për vlerësim vetëm 23% e subjekteve të fazës së parë, ndërkohë që gjatë periudhës nëntor 2019–mars 2020 janë vlerësuar vetëm 16% e subjekteve të shortlistuara. Vonesat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së dhe sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit. Në intervistat e thelluara me përfaqësues të autoriteteve e grupeve të interesit është theksuar se shkak i vonesave është edhe pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore të KJV-së dhe vonesa në marrjen e informacionit të duhur për vlerësimin e subjekteve brenda afatit 15 ditor nga dërgesa e kërkesës për informacion, siç përcaktohet në ligj”, thuhet në raport.

Futja në lojë e SHÇBA

 Pasi në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Sandër Lleshaj u bënë ndryshime në ligj, ku u vendos që për nivelin e ulët të jetë Shërbimi për Çështjet e Brendshme ai që do të kryejë verifikimet. Por për IDM, futja në lojë e SHÇBA rrit dyshimet ndaj procesit, pasi nuk ka shumë objektivitet. “Modeli i zgjedhur për zbatim me dy faza dhe me përfshirjen e SHÇBA-së do të mund të përmirësojë kostot e kësaj reforme, por ka nevojë të sigurojë publikun me instrumente që garantojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e reformës. Ndryshimet e fundit ligjore, ecuria e ngadaltë e procesit dhe rezultatet të cilat nuk janë ende të prekshme nga publiku e kanë zbehur besimin në arritjen e objektivave të reformës. Për këtë qëllim, nevojitet një rikthim serioz i vëmendjes së institucioneve drejt këtij procesi, duke siguruar mbështetje politike dhe institucionale, kapacitete të nevojshme financiare, logjistike, burime njerëzore dhe asistencë teknike për të mundësuar efektivitetin e procesit, korrigjuar ngadalësinë dhe zvarritjet e deritanishme, si dhe për të ngjallur besimin e publikut dhe grupeve të interesit në këtë reformë”, thuhet më tej.

Braktisja e procesit

Në raportin e IDM theksohet se institucionet përgjegjëse nuk po e mbështesin procesin. Sipas tij, nëse vijohet në këtë mënyrë, vetingu në radhët e uniformave blu rrezikon dyshimin. “Mbështetja politike dhe institucionale për prioritarizimin e reformës do të siguronte konsolidimin e praktikave të komunikimit ndërinstitucional, si dhe mbledhjen e përpunimin e informacionit në kohë. Ky proces është konsoliduar ndjeshëm pas përfundimit të 15 rasteve të para, por mungesa e efektivitetit në kohë e procesit po e dëmton seriozisht besueshmërinë e tij dhe pritshmërinë se, ndryshe nga ç’ka ndodhur në përpjekjet e mëparshme, këtë herë procesi do të përfundojë me sukses dhe do ta forcojë integritetin e Policisë së Shtetit. Institucionet e angazhuara me hartimin e politikave, kuadrit ligjor dhe zbatimin e procesit të vlerësimit kalimtar dhe peri odik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së RSH-së dhe SHÇBA-së duhet të rivendosin dhe të thellojnë bashkërendimin dhe konsultimin e ndryshimeve ligjore dhe rregullative me grupet e interesit, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun”, thuhet aty. Sipas IDM, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës për shkak të masivitetit që ka, impaktit dhe përfitimeve të publikut.

Më të lexuarat