BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x

Politike

Raportuesja për Shqipërinë në PE thirrje Tiranës zyrtare të thellojë reformat, opozita kërkesë SPAK të caktojë një prokuror special për zgjedhjet e 14 majit, zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Integrimit

Raportuesja për Shqipërinë në PE thirrje Tiranës

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Santos u shpreh se çelja e negociatave ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo theksoi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen, duke i bërë kështu thirrje Tiranës zyrtare që të përmbush kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. “Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat dhe procesi i reformave. Jo të ndalohen ato, por të përshpejtohen në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Unë jam vërtetë shumë e sigurt që Shqipëria i ka kushtet për të qenë pararojë e vërtetë në këtë proces. Ekziston nevoja për të patur një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqen dhe një plan konkret për hapat që do të ndërmerren. Roli i Kuvendit në periudhën e ardhshme do të jetë tejet i rëndësishëm. Unë kuptoj të gjithë hapat që keni ndërmarrë për ta përfshirë tërësisht kuvendin në këtë proces. Tashmë që po ecni përpara besoj se ju mund të keni një ecur të vërtetë për legjislacionin e ri i cili do të hartohet në përputhje me atë europiane”, u shpreh Santos. Ajo tha se Shqipëria ka marrë vitet e fundit reforma të vështira dhe vendime të forta politike. “Reforma e sistemit të drejtësisë është një shembull i tillë. Pra një reformë e domosdoshme e cila do të fuqizojë ecurinë e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është në rrugën e duhur për tu bërë më i shëndetshëm”, theksoi ajo.

Tabaku: Prokuror special për zgjedhjet e 14 majit

Nga ana tjetër, opozita i ka bërë kërkesë SPAK që të caktojë një prokuror special për zgjedhjet e 14 majit. Ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku theksoi se ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë.“Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime. Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi i zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ajo. Më tej kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku u shpreh se shqiptarët presin që procesi i integrimit të jetë prioritet. Madje Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani dhe theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria. “Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?”, pyeti Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.

Më të lexuarat