BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

“Raste tronditëse”/ Ekzekutimi i 51-vjeçarit në Himarë dhe tentativa për atentat ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj del me deklaratën e fortë: Ky është treguesi kyç për të zbuluar të vërtetën!

“Raste tronditëse”/ Ekzekutimi i 51-vjeçarit në

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka dalë me një reagim të fortë për ekzekutimin e biznesmenit 51-vjeçar Niko Goro, në Himarë dhe denoncimin e biznesmenit Andon Dhima në Tiranë,

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj i cilëson si tronditëse këto raste.

“Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar”,- shkruan ai.

STATUSI I PLOTE

Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!

Më të lexuarat