BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Politike

Rasti i mjekëve që bëri bujë sot në Lezhë, zv. ministrja e Shëndetësisë rrëfen çfarë ndodhi

Rasti i mjekëve që bëri bujë sot në Lezhë, zv.

E ftuar në “Tempora”, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se mjekët e Lezhën nuk dolën në protestë, pasi ishte një keqkuptim.

Sipas saj, Vendimi i Këshillit të Ministrave e ka pasur fjalën për mjekt që janë në vijën e parë, siç është Infektivi, që 30 ditë në muaj u kanë shërbyer të infektuarve.

Rakacolli shtoi se në spitalin e Lezhës fatmirësisht nuk janë trajtuar të sëmurë me Covid-19, të gjithë janë trajtuar në Tiranë.

Rakacolli: Nuk do të thoja protestë, vetë spitali i Lezhës ka bërë një prononcim. Fatkeqësisht gjëra të tilla keqkuptohen dhe transformohen. Vendimi i Këshillit të Ministrave e ka pasur fjalën për mjekët që janë në vijën e parë, siç është Infektivi, që 30 ditë në muaj u kanë shërbyer të infektuarve. 

Një mjek i cili është gjithë muajin në kontakt me pacientët e infektuar, me një mjek që i vjen vetëm një rast në urgjencë për 1 ose 2 orë si i konfirmuar me Covid-19. 

Kjo ishte diçka që ata thanë, ndërsa në faqen e spitalit të Lezhës ka edhe një letër të firmosur nga mjekët që e shikojnë ndryshe këtë gjë. Në spitalin e Lezhës fatmirësisht nuk janë trajtuar të sëmurë me Covid-19, të gjithë janë trajtuar në Tiranë. Nuk mundet që një person që punon 24 orë, me një person që ka punuar disa orë si mjek roje. 

Më të lexuarat