BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Politike

Raundi i parë i votimit të Presidentit drejt djegies, ja çfarë ndodhi në takimin e negociatorëve të PS me Mediun dhe Idrizin. Zbardhet vendimi më i fundit se ç'pritet për përzgjedhjen e emrit

Raundi i parë i votimit të Presidentit drejt djegies, ja

Kur na ndajnë edhe tre ditë nga raundi i parë i votimit në Parlament për Presidentin e ri të vendit, gjasat janë që deri të hënën të mos ketë asnjë emër për të cilin 140 deputetët do të votojnë.

Ky është konkluzicioni i takimit të sotëm mes tre negociatorëve të PS-së, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri dhe dy nga tre grupet parlamentare të opozitës.

Fillimisht ishte Shpëtim Idrizi i cili u takua me grupin socialist e më pas Fatmir Mediu. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në këto bisedime.

Në përfundim të takimit me Ballën, Spiropalin dhe Gjiknurin, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se tani ka ardhur koha të flitet për emra dhe për këtë gjeti dakordësinë edhe të socialistëve.

“Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm dakordësi me deputetët e PS. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e Partisë Socialiste që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave kokretë, kë duan shqiptarët. Nuk duhet të jetë një process i momentit të fundit dhe i ftoj të gjithë të jemi në përgjegjësinë tonë që ti japim shqiptarëve me prerogativat e Kushtetutës”, tha Idrizi.

Ndërsa kreu i PDIU-së, Fatmir Mediu foli për një qëndrim të përbashkët të të gjithë opozitës, teksa u shpreh i sigurt që të hënën raundi i parë do të digjet.

“Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar”, u shpreh Mediu.

Në fund, edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për mediat teksa tregoi gatishmërinë e opozitës për të sjellë emra.

“Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve”, tha Balla.

Sipas vendimit të fundit të Konferencës së Kryetarëve, u vendos që deri të dielën në orën 16:00 të priteshin kandidaturat për President dhe të hënën në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e dokumentacionit në rastin kur do të ketë kandidatë. Seanca është parashikuar të hënën në orën 17:00.