Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagimet pas mesnate për Vettingu, Basha: Jemi të gatshëm të votojmë ligjin. Ja përgjigjia e Ramës

Postuar: 21/04/2017 - 10:24

Dje në seancën e kuvendit, kryeministri theksoi se zgjidhja mund të gjendet vetëm brenda kornizës kushtetuese duke përjashtuar largimin e tij por tha se nëse gjendet gjuha e përbashkët me të gjithë aktorët politike dhe ndërkombëtarët, vettingu mund të votohet seancën e parë të parlamentit të ardhshëm.

Për këtë propozim ka reaguar edhe kreu demokrat Basha i cili i ka thënë jo kompromisit për ta shtyrë vettingun pas zgjedhjeve.

Në një deklaratë të postuar në facebook kryetari i PD shkruan se “propozimi i Ramës është një tjetër dëshmi se për kryeministrin në ikje drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi”. Kurse për ne– shton Basha-drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar. Sipas Bashës opozita është për vetingun më 21 korrik.

Ne, vijon më tej Basha, kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm. Basha premton se menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, “jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”

 Më pas ka ardhur dhe reagimi i Ramës i cili deklaron se kjo ofertë vlen vetëm nëse janë dakord ndërkombëtarët.

 “Nëse miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.‘- sqaroi Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2017 - 09:56

Pas negociatave të gjata kreu demokrat Lulzim Basha arriti të bindë 5 nga aleatët e tij të jenë pjesë e listave të PD-së. Partia Agrare Ambientaliste është partia më e favorizuar në marrëveshjen me PD-në pasi ka arritur të fusë në tre vende të sigurta tre kandidatë të saj.

Postuar: 27/05/2017 - 09:45

Kreu demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat ai tha se lista ishte një proces i vështirë por se në to ishin ato që mbështesin republikën e re.

Postuar: 27/05/2017 - 09:30

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vendosur të lërë jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe Astrit Patozin.

Postuar: 27/05/2017 - 09:17

Ajo ka qenë një ndër zërat që ka kundërshtuar hapur, dhe për këtë kryetari e ndëshkoi duke mos e future në listat e kaniddatëve për deputetë.

Postuar: 27/05/2017 - 09:04

Në listën e kandidatëve të PD-së që do të përfaqësohen në garën elektorale të 25 qershorit ka dhe emra të rinj.

Postuar: 27/05/2017 - 08:46

Ligji për Policinë e Shtetit, i ndryshuar pak ditë më parë, pritet që të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 27/05/2017 - 08:43

Institucionet e Arsimit të lartë po zhvillojnë ditët e hapura me maturantët me qëllim informimin e tyre për kriteret dhe programet.