Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon ashpër Braçe: Rrijini larg futbollit të Dukës. Mund tu tallë, por edhe mund tu vrasë!

Postuar: 18/08/2018 - 19:47

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar një rast në minutën e 8-të nga ndeshja e djeshme, mes “demave” dhe Skënderbeut në Korçë, ku Hila dhe Progni rrëzohen në zonë, por për arbitrin nuk ka asgjë.

Siç shprehet Braçe, kjo nuk e justifikon lojën e mërzitshme të Partizanit, por ai bën thirrje që në këtë kampionat të paravendosur, të rrihet larg futbollit të “Dukës”, siç e cilëson ai. Më poshtë, postimi i plotë.

Postimi në rrjetet sociale

RRIJINI LARG KETIJ FUTBOLLI,
ESHTE FUTBOLLI I ARMANDO DUKES,
MUND TU TALLE POR EDHE MUND TU VRASE!
ESHTE PARACAKTUAR EDHE NJE HERE GJITHCKA DHE KJO NDJELL DHUNEN!

Dua te them qe ne krye te heres dy gjera;
E para, 
ndeshja e djeshme mes Skenderbeut dhe Partizanit ishte e dobet, e merzitshme, 
thuajse pa futboll!
E dyta, 
dhuna ne te ishte e neveritshme,
e papranueshme, per mua e qellimte.

Por kjo nuk me pengon te them sa vijon;
NUK KA GARE EDHE NJE HERE,
ESHTE PARAVENDOSUR SERISH!

Ajo qe nje miku im tha dje ne menyre naive-Futbolli ne Shqiperi eshte nje loje qe e luajne 10 ekipe por ne fund fiton Skenderbeu, 
eshte e vertete!
Jo nga merita sportive-sic ne te pakten 7 here sepse keshtu PARAVENDOSET!

Shiheni videon;
Eshte nje rast ne minuten e 7 duke kapur te 8-ten ne ndeshjen e djeshme.
ESHTE PENALLTI E PASTER, 
MOHUAR PARTIZANIT, 
KUR NUMRI 9-te I SKENDERBEUT PRET DY FUTBOLLISTE TE PARTIZANIT MU BRENDA ZONES-PROGNIN DHE HILEN;
ARBITRI ESHTE 2 METER LARG!
(Kjo nuk e justifikon kurrsesi Pattizanin dhe lojen e tij te merzitshme dje, pervec 20 minutave)

Por nuk eshte kjo e reja, e vjeter shume kjo.
E reja ka te bej me faktin qe 
shumica derrmuese nuk e pa rastin;
Regjia e SUPERSPORT e zhduku rastin, 
nuk e perseriti fill pasi ndodhi, 
e zhduku nga emisioni qe pasoi, 
e zhduku nga permbledhja e ndeshjes, 
e zhduku dhe nga highlights-et qe ju shperndane medias!
Asnje media nuk e rregjistroi rastin;
Dje, per here te pare ne histori, 
asnje kamera tjeter nuk u la te futej ne stadiumin e Korces!
ARMANDO DUKA ne FSHF ka zhvilluar nje tender nebte zeze per te drejten televizive, 
ka nxjerre fitues SUPERSPORT dhe per kete shkak, ne stadiume do jene vec kamerat e SUPERSPORT, asnje kamera tjeter!
Domethene, 
ARMANDO DUKA ka vendosur qe, 
ne te shohim ne ekran vetem cfare ai vendos qe ne te shohim, sic beri dje duke na detyruar qe ne te shohim ate qe ai kishte vendosur;
Ndeshjen e tij, ate pa penalltine e mohuar qartazi Partizanit!
I pame te gjitha, perfshire si Gega e Shehi kapnin topat, vetem kete rast nuk e pame.
Ndeshja u vendos nga nje tjeter penallti, nderkohe qe Partizanit ju mohua nje penallti po aq sa ajo qe ju dha Skenderbeut!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 22:57

I ftuar në “Top Show”, deputeti socialist Taulant Balla ka bërë një deklaratë të hapur pas akuzave lidhur me tenderin dhënë Edmond Begos, i njohur si një ish i dënuar për drogë.

Postuar: 25/09/2018 - 22:32

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora N

Postuar: 25/09/2018 - 22:27

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Sho

Postuar: 25/09/2018 - 22:17

Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Dem

Postuar: 25/09/2018 - 21:54

“Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Lushnjes ka zënë hapësirën e Poliklinikës dhe ka ndë

Postuar: 25/09/2018 - 21:17

Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të Klotilda Ferhatit, se bashkëshorti i kësaj të fu

Postuar: 25/09/2018 - 20:33

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka pas një urdhri të Prokuroris