BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Politike

Reagon ashpër ish-deputetja e PD-së: Aplikova për “pagë lufte” por e refuzuan, duan të më falimentojnë

Reagon ashpër ish-deputetja e PD-së: Aplikova për

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka aplikuar për të ashtuquajturën “pagën e luftës”, mirëpo kjo i është refuzuar.

Në një postim në ‘Facebook’, Halimi shkruan se pas masave të marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit, askush nuk shkon më në klinikën e saj, pavarësisht se aktiviteti është i lejuar që të funksionojë.

Pas tërheqjes nga politika, Halimi punon si piskologe në klinikën e saj private.

“Ja dhe “pagesa e luftes” për biznesin tim.

Refuzuar: Aktiviteti lejohet të funksionojë.

Mbase nuk të funksionojnë trutë.

Po kush vjen në klinike në karantinë.

Keshtu do ti falimentojë të gjitha bizneset. Fatkeqesi të madhe ky vend”, shkruan ish-deputetja.