BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Reagon ashpër ish-ministri për paketën anti-shpifje: As mafia nuk merret më me gojën e njerëzve!

Reagon ashpër ish-ministri për paketën anti-shpifje: As mafia nuk

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me propozimin e Ramës për për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë, sa i përket paketës anti-shpifje, ku sipas Ramës tani askush nuk do të kishte mundësi të shpifte për ministrat apo deputetët e PS-së.

Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se ky është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

Postimi i plotë:

OCD (Obsesive Compulsory Disorder) e fjalës së lirë, mund të quhet urdhëri më i fundit i Kryeministrit.

Urdhëri i tij për të mbyllur gojën kritikës në vend është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

Kjo është paketa e tij medemek Anti-Shpifje! Kush kritikon kërcënohet me akuzë pë Kallëzim të rremë, pavarësisht se nuk ka bërë kallëzim ( shpikje e re kjo rilindase), ose me gjyqe civile për medemek zhdëmtim moral.

O pika moralit të kanabistëve dhe drogaxhinjve!

Janë zhytur kokë e këmbë në skandale e krime. Po ju dalin thuajse çdo ditë pisllëqet që bëjnë sheshit.

Europa na ka mbyllur dyert, ekskluzivisht prej Tij, qeverisjes më të keqe të mundshme.

Gënjen nga mëngjesi e deri në mëngjesin tjetër me paturpësi e pushtllëk.

Paguan një administradë të tërë vetëm për të shpifur, sharë e fyer cilindo që i kritikon! Paburrni tipike frikacakësh që fshihen me pseudonime.

Mashtron sa e ku mundet, pasi ka vënë të gjithë shtetin nën hyqmin e tij.

Shkel kushtetutën dhe ligjet e shtetit çdo ditë, dhe kërkon hesap të tjerëve pse flasin!

Drejton një (pu)shtet që vetëm dhunon liritë dhe të drejtat e njerëzve.

Ka mbyllur rruninetën e ushqimit të përditshëm me ekonomi krejt monopol dhe punësim politik.

Tani kërkon ti mbyllë dhe gojën njerëzve!

Turp e faqja e zezë! Jemi vend anëtarë i Këshillit të Europës e i NATOS.

As Erdogani nuk ja ka arritur dot megjithë përpjekjet titanike të tij prej vitesh!

As mafia nuk merret më me gojën e njerëzve!

Ky është ekzemplar, OCD ndaj çdo mendje dhe fjale.

Por ka dështuar që në nisje të kësaj beteje. Ka dështuar sepse shpifësi numer një është Ai vetë!

Vetëm një llogjikë shpifësi fajson opozitën për denoncime të rënda që vijnë nga qytetarë dhe zyrtarë shteti.

Vetëm një mendje sundimtari harxhon qindra minuta sms e telefonata me gazetare e pronar mediash për të fshirë lajme e sajuar të tjera!

Vetëm një llogjikë keqbërësi kërkon mbylljen e gojës. Keqbërësi ka frikë nga fjala, kjo e fundit e bën OCD.

Degjenerimi është faza e parafundit e sunduesve…

Degjenerimi shoqërohet me dështim!

 

Më të lexuarat