Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon ashpër Kryemadhi: Nesër do ti tregojmë Edi Ramës kush jemi

Postuar: 15/03/2019 - 19:07

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli nga Kamza në takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo tha se vendi ka në krye një qeveri të lidhur me grupe kriminale, ndërsa shtoi se papunësia dhe emigrimi ka kapluar gjithçka.

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të lejojë këtë të keqe për Shqipërinë, ndaj ftoi të gjithë që të marrin pjesë nesër në protestë.

“Mirëpo, ne nuk do ta lejojmë këtë të keqe që të kaplojë Shqipërinë. Ne do ta largojmë Edi Ramën, pasi ai është një i marrë që po e shkatërron vendin. Nesër është dita vendimtare për të treguar se ne jemi shumë”, u shpreh Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:34

Nga Haga ku delegacioni shqiptar po zhvillon takime me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro për hapjen e negociatave për vendin tonë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se z

Postuar: 21/05/2019 - 20:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ndaj Damian Gjiknurit

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Në vitin 2008, pozita dhe opozita e atëhershme ranë në një mendje për të bërë disa ndryshime në K

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa proteston për një Shqipëri si Europa, duket se vet

Postuar: 21/05/2019 - 19:42

“Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari”, ka qenë ky p

Postuar: 21/05/2019 - 19:36

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim.

Postuar: 21/05/2019 - 19:31

Në pritje të një vote pozitive për çeljen e negociatave nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ka