Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon ashpër Lindita Nikolla: E paprecedentë, e rrezikshme dhe e papranueshme. PD e ka kaluar dy herë vijën e kuqe

Postuar: 16/05/2019 - 17:01

Deputetja socialiste, Lindita Nikolla u shpreh se sjella e policisë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi ishte e tepruar.

Më tej Nikolla shtoi se PD e ka kaluar dy herë vijën e kuqe. Një herë më kërcënimin e ambasadorit të OSBE-së dhe një herë me dhunimin e medias, pra reporterëve dhe operatorëve të terrenit.

Nikolla tha:

“Nuk ishte e nevojshme edhe pse brenda protokollit të sjelljes së policisë, ai akti ishte i tepruar dhe si i tillë është dënuar edhe nga Kryeministri dhe nga Ministri i Brendshëm. Në vende të tjera të BE-së një shfaqje e tillë do të ishte brenda protokollit të sjelljes së forcave të Policisë së Shtetit.  Duhet thënë se kemi dy herë rastin e tejkalimit dy herë të vijave të kuqe.  Rasti i parë me sjelljen e opozitës dhe kërcënimet ndaj ambasadorit të OSBE-së. E paprecedentë, e rrezikshme dhe e papranueshme, që foca politike që pretendojnë që janë për integrimin europian të kenë atë sjellje ndaj përfaqësuesit të BE-së. Ne pamë edhe një vijë të dytë të kuqe, kur u dhunua një operator, një reporter, një makinë e një media tjetër. Një tejkalim ky i rrezikshëm që kërkon kthimin në situatat e dhunës ndaj medias së lirë. Të gjitha këto shfaqje rëndojnë imazhin e Shqipërisë.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:56

Familja e presidentit, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP, familja presidenciale ka dekl

Postuar: 23/05/2019 - 22:49

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Duke folur për debatin për krizën politike gazetari Robert Rakipllari ka pyetur drejtpërdrejt Ber

Postuar: 23/05/2019 - 22:30

Sali Berisha ka komentuar “sulmin” mbi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

Postuar: 23/05/2019 - 22:26

Të shtunën pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës, përpara Kryeministrisë.

Postuar: 23/05/2019 - 22:16

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili hyri në Kuvend pas vendimit të opozitës për