Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon ashpër PD: Skandal në Bulqizë. Duhet të merren masa urgjente

Postuar: 20/03/2019 - 12:20

Pas helmimit të 11 nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë, ka reaguar ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Teksa e konsideron ngjarjen tejet të rëndë, Çupi shprehet se duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve helmuese në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Më tej ajo bën përgjegjëse autoritetet për pakujdesinë e treguar.
 
Reagimi i Dhurata Çupit
 
Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.
 
Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 23:31

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje për votimin e parlamentit holandez  për pezullimin e vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit.
 

Postuar: 19/04/2019 - 23:30

Besnik Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do

Postuar: 19/04/2019 - 22:53

Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë.

Postuar: 19/04/2019 - 22:50

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regj

Postuar: 19/04/2019 - 22:45

Deputeti i ri në Kuvend Lefter Maliqi i bën thirrje kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, ta mira

Postuar: 19/04/2019 - 22:34

Kryetari i Partisë Zgjidhja, që ka shpallur dhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhi

Postuar: 19/04/2019 - 22:15

Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’ Kreshnik Spahiu i ka kujtuar shqiptarëve se Partia Dem