Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon deputeti për aksionin: Këta të vrasin edhe në gjumë, fshehin autorët dhe bëjnë show

Postuar: 14/09/2018 - 13:29

Ngjarja e ndodhur në orët e para sot në fshatin Rremas të Divjakës, ku gjatë aksionit blic të RENEA-s mbeti i plagosur edhe një i moshuar në banesën e tij, ka sjellë reagimin e deputetit të PD, Ervin Salianji.

Ndërsa poston foto nga dhoma e të moshuarit dhe krevatit të tij të gjakosur, deputeti akuzon policinë se me operacione të tilla bëjnë show dhe fshehin autorët e vërtetë të krimit.

Reagimi:

Këta të vrasin dhe në gjumë!

Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë show me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.
Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kunder krimit.
Fotot brenda shtepise tregojne qarte qe i moshuari eshte goditur brenda shtepise, ne krevat, nga distanca e larget çka e rrëzon pretendimin e policisë.

Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/01/2019 - 19:18

Vetëm pesë minuta ka zgjatur betimi i kryeministrit Edi Rama në Presidencë, për postin e ministrit të Jashtëm.
 

Postuar: 22/01/2019 - 18:58

Analisti Andi Bushati ka komentuar raportin e kryeministrit Edi Rama me Partinë Socialiste.

Postuar: 22/01/2019 - 18:50

Kryeministri Edi Rama pritet që pas pak të bëjë betimin në Presidencë si ministër i Jashtëm.Meta

Postuar: 22/01/2019 - 18:38

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë

Postuar: 22/01/2019 - 18:36

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti sot një takim me strukturat e LSI-së në Vorë.

Postuar: 22/01/2019 - 18:24

Juristi Romeo Kara iu është drejtuar me një letër të hapur për të dytën herë  institucioneve

Postuar: 22/01/2019 - 17:52

Ish-kryeparlamentaja Jozefina Topalli ka komentuar thirrjen e kreut të PD –së, Lulzim Basha