Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon Klement Zguri: Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ankimoi vendimin e KQZ për kryebashkiakun e Mallakastrës

Postuar: 14/11/2017 - 08:24

Pas kërkesës që Partia Socialiste bëri dy ditë më parë për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Gjatë një prononcimi për mediat, dje, jashtë sallës ku u zhvillua mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Zguri theksoi se nuk merret me deklarata publike. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë ankimim deri ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor nga subjektet politike lidhur me vendimin e KQZ për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në vijim të kësaj, Klement Zguri shtoi se kjo tregon se në brendësi ky vendim pranohet dhe nuk ka vlerë të diskutohet më. “Gjithsesi në respekt tuajin mund të them diçka shkurt. Që dje në një deklaratë timen kam kërkuar që të ruaj statusin tim dhe të jem funksionar publik, dhe t’i qëndroj kësaj. Por do t’i përgjigjem kësaj pyetje. Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ që është apo jo i ligjshëm? Ai është Kolegji Zgjedhor dhe gjykata. Asnjë subjekt zgjedhor se ka ankimuar vendimin e KQZ në Kolegj. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe s’ka pse të diskutohet. Ka procesverbale, e vendime. Gjithçka që verifikohet dhe është publike.”, tha ai. Pas debatit të krijuar për kryebashkiakun Kapllanaj, të cilin KQZ nuk e shkarkoi edhe pse rezultonte i dënuar në Itali për vjedhje, grupi socialist kërkoi shkarkimin e Zgurit. Ndërsa dje, edhe kryeministri Edi Rama deklaroi se e mbështet plotësisht këtë kërkesë të të majtëve. Sipas socialistëve, asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë ta mbajë detyrën. Kujtojmë që Klement Zguri mori postin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si pasojë e marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj, me kërkesë të demokratëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2017 - 22:52

Projekti 1 miliard i qeverisë Rama sipas Koço Kokëdhimës është një lloj fajde. Në studion e "Ekopolitike" me Aurora Sulçen, Kokedhima tha se ky projekt është borxh i pastër që do shlyhet në disa vite.

Postuar: 17/11/2017 - 21:45

Operacioni i Pastrimit të Shqipërisë do të nisë në 24 nëntor dhe do të përfundojë në 24 maj të 2018.

Postuar: 17/11/2017 - 21:19

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar jashtë vendit për arsye familjare.

Postuar: 17/11/2017 - 21:16

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

Postuar: 17/11/2017 - 20:54

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim pune prej dy orësh me drejtuesit e policisë së Elbasanit.

Postuar: 17/11/2017 - 20:48

Qeveria ka negociuar me me TAP për të ndërtuar nga ae para ujësjellësin e Mbrostarit, në Fier.

Postuar: 17/11/2017 - 20:17

Ditën e sotme u çelën në Tiranë punimet për takimin tre-ditor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë për “Ridimensionimin e Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi