Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon Lulzim Basha: Më akuzuan për pastrim parash, por prokuroria e përdorur nga Rama u detyrua të tërhiqej

Postuar: 09/11/2019 - 07:45

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar dje pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, e cila ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit nga Partia Demokratike në SHBA, duke vendosur që ta dërgojë në gjykatë çështjen, ku nën akuzë janë kreu i PD, ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri i kësaj partie, Ilir Dervishi. Mbi Bashën, Ristanin dhe Dervishin rëndojnë akuzat për falsifikimi të dokumenteve në lidhje me lobimin 675 mijë dollarë të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore “Biniata Trade”, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Por teksa ishte në Krujë në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryedemokrati Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka hedhur lloj- lloj akuzash në drejtim të tij, duke thënë se PD është financuar nga para ruse, ndërsa shtoi se të gjitha këto dolën të pavërteta. Sipas Bashës, akuzat e Ramës në drejtim të tij dhe të PD ishin politike, për të shkëputur vëmendjen nga dosjet e bujshme të vjedhjes së votave në Dibër dhe përgjimet mes kreut të Bashkisë Durrës me kriminelë. Po ashtu, Basha theksoi se edhe akuza e falsifikimit do të çmontohet në gjykatë. “Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”, deklaroi ai. Ndërkohë, po dje në bashkëbisedimin me të rinjtë në Krujë, Basha deklaroi se rinia krutane sot është fatkeqësisht mes zgjedhjes së kriminalizimit dhe emigrimit. Basha shtoi se duhet shporrur “kalçeto” në pushtet e të sillet shpresa. “Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion. Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar. Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë”, nënvizoi Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.