Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon Vasili ndaj ambasadores së BE: Kujt Vlahutin duhet t’i besojmë

Postuar: 12/02/2018 - 22:08

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer kundër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke e akuzuar si gënjeshtare.

Pas deklaratave të mbrëmjes së sotme nga Vlahutin, Vasili pyet se cilës ti besojmë.

Postimi i plotë:

 Ciles Vlahutin t’i besojme….???

 Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.

Kryeministri e perbuzi ONM, gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.

Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.

Ciles Vlahutin t’i besojme…..????

Ja cfare shkruhet ne ëeb e delegacionit europian ne Tirane:

“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

 Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 10:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria po angazhohen çdo ditë e më shumë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë nga jashtë, siç janë Rusia apo ISIS.

Postuar: 25/05/2018 - 09:08

Donald Lu do të largohet nga Shqipëria.

Postuar: 25/05/2018 - 08:49

Zonjat në kabinetin qeveritar rezultojnë me më pak të ardhura krahasuar me ministrat.

Postuar: 25/05/2018 - 08:36

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ditën e djeshme protestën e opozitës.

Postuar: 25/05/2018 - 08:34

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ditën e djeshme opozitën se po bën ç’është e mundur që të bllokojë hapjen e negociatave.