BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Politike

Reforma në drejtësi alarmon opozitën, PD-LSI betejë në Kushtetuese kundër Metanit, KED dhe KLP, ja prapaskenat

Reforma në drejtësi alarmon opozitën, PD-LSI betejë në

Opozita joparlamentare e drejtuar nga Partia Demokratike pritet të nisë një betejë kundër reformës në drejtësi në Gjykatën Kushtetuese. Kohët e fundit reforma në drejtësi po rezulton e suksesshme, pasi shumë institucione të rëndësishme janë ngritur dhe janë bërë funksionale. Por implementimi i kësaj reforme duket se e ka alarmuar tej mase opozitën jashtëparlamentare.

Gazeta ka mësuar se PD dhe LSI po përgatisin një sërë padish kundër reformës në drejtësi, të cilat pritet t’i depozitojnë në Kushtetuese sapo kjo gjykatë të bëhet funksionale. Sipas informacioneve, mësohet se këto dy parti nuk janë të kënaqura me emërimin e Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe se për to zgjedhja e tij në krye të këtij institucioni është antikushtetuese. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen të pavlefshme të zotit Metani në krye të ILD-së. Mësohet se një nga argumentet që opozita po i ofron Gjykatës Kushtetuese që të bazohet për të quajtur nul zgjedhjen e Metanit është fakti se referuar Kushtetutës dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, një jurist nuk mund të emërohet Inspektor i Lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit. Pra, për PD dhe LSI fakti që zoti Meta ka qenë këshilltar i tre presidentëve konsiderohet si përfshirje në politikë dhe se për këto dy parti ky rast duhet t’i shërbejë si indicie Kushtetuese për ta shkarkuar atë nga detyra e kreut të ILD.

PD-LSI betejë në Kushtetuese kundër KLP

Por padia në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, nuk është e vetmja që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë. Sipas informacioneve, mësohet se këto dy parti do t’i drejtohen Kushtetueses edhe në lidhje me vendimmarrjet e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sidomos sa i takon ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se PD dhe LSI do të kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë, pasi për këto dy parti kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka shkelur ligjin, sepse ngritja e kësaj strukture duhet të nisë me 10 anëtarë. Pra, për këto dy parti do kërkojnë që vendimi i KLP duhet të konsiderohet nul nga Kushtetuesja. Madje, ajo që e vërteton se opozita do të ankimojë ngritjen e SPAK në Kushtetuese është edhe një reagimi që nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë dje në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë një shkrim të një portali që kritikon punën dhe mënyrën se si KLP ka ndjekur për ngritjen e SPAK.

Opozita në kushtetuese kundër KED

Interesant është fakti se opozita joparlamentare do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe me disa padi të tjera kundër reformës në drejtësi. Gazeta ka mësuar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do kërkojë nga kjo gjykatë sapo të bëhet funksionale që të shpallë nul të gjitha vendit që ka marrë KED në lidhje me vakancat në Gjykatën Kushtetuese, sidomos mënyrës së si u renditën kandidatët. Po ashtu, mësohet se PD dhe LSI do të kërkojnë nga Kushtetuesja shpalljen jo të ligjshëm edhe të vendimit të mënyrës se si u renditën kandidatët që garonin për kreun e ILD. Madje, mësohet se në këtë betejë këto dy parti do mbështeten edhe me padi të bëra nga presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër, mësohet se LSI dhe zyrtarët të lartë të kësaj partie do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rikthimin e mandatave me justifikimin se Kuvendi shkeli procedurat, kur plotësoi vakancat e lëna për shkak të djegies së mandateve në bllok të deputetëve të LSI. Ndërkohë, mësohet se një tjetër padi që opozita joparlamentare do të ngrejë kundër mazhorancës në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit që lamë pas, për t’i shpallur ato nul.