Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma në shërbimin diplomatik, Cakaj nis punën për lëvizjen e radhës

Postuar: 15/04/2019 - 22:18

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka ngritur një grup pune në ministri me qëllimin për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik.

Sipas zyrës së informacionit në ministrinë e Jashtme, ky grup ka nisur paralelisht transferimet nga detyra të 28 punonjësve apo drejtuesve të ambasadave. Vendimet kanë vënë në alarm ish ambasadorët, të cilët i kanë kërkuar respektimin e sistemit të karrierës.

Reagimit të Këshillit të Ambasadorëve, të cilët kanë ngritur alarm për ndryshimet e menjëhershme në ambasada nuk kanë shqetësuar ministrin e Jashtëm në detyrë.

Përveç 28 emrave të diplomatëve që ka transferuar, listës pritet t’i shtohen edhe 4 ambasadorë të cilëve i ka përfunduar mandati dhe pritet që ministria t'i kërkojë Presidentit Meta dekretin për shkarkimin e tyre.Në krye të grupit të punës në Ministrinë e Jashtme, është vendosur diplomati i karrierës Armand Skapi.

Gjithashtu pritet që numri i diplomatëve të rritet pasi në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të trupës diplomatike.

Kujtojmë që Greqia ka mbetur vetëm me ambasadoren Hobdari, e cila është nën hetim nga prokuroria për skandalin e vjedhjes së pasaportave.

Ish-ambasadorë ndër vite janë shprehur se ministri duhet të ketë më shumë kujdes në ndryshimin e diplomatëve të karrierës. Ata shprehen se këtë detyrë nuk mund ta kryejnë studentët, sado ekselentë që të jenë, ndaj sugjerojnë që të respektohet sistemi i karrierës dhe respektimi i vlerave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 18:02

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pak para së të nis mitingu i PD dhe protesta e opozitës.

Postuar: 20/06/2019 - 17:59

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti ka reaguar përmes një postimi në facebook, li

Postuar: 20/06/2019 - 17:50

Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku paraqiten policë në Shkodër duke kontrolluar perso

Postuar: 20/06/2019 - 17:46

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi situatën politike në vend dhe u ndal tek

Postuar: 20/06/2019 - 17:37

Përmes një postimi në facebook, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për përgjimet e pu

Postuar: 20/06/2019 - 17:23

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Shkodër,

Postuar: 20/06/2019 - 17:11

Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Dibrës në vitin 2016-të ka reagu